Zbulohet data e lansimit të sezonit të pestë të serialit ‘Lucifer’

Platforma Netflix ka zbuluar së fundmi se seriali  “Lucifer” do të rikthehet në maj me pjesën e dytë të sezonit të pestë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Twitter.

“Ne e dimë që më shumë episode janë ato që ju i dëshironi vërtet. Sezoni i pestë arrin në Netflix më 28 maj”, thuhej në njoftim, transmeton ‘lapsi.al’.

Aktorët Rachael Harris, DB Woodside, Lesley-Ann Brandt, Aimee Garcia, Tricia Helfer, Scarlett Estevez dhe Kevin Alejandro  do të jenë sërish pjesë e kastit.