Publikohet një dokument i panjohur arkivor i nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën “sekret” të Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket vitit 1973, ku ndodhet një raport-informacion i Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH-së me temë “Mbi ndikimet e huaja borgjezo-revizioniste në fushën e kulturës dhe të artit e krijimtarinë letrare e artistike”, që është parë nga Ramiz Alia, i cili ka vënë dhe shënimet përkatëse.
E gjithë veprimtaria e aktorëve, piktorëve, muzikantëve, shkrimtarëve dhe artistëve të rrethit të Gjirokastrës, si: Viktor Zhusti, Bashkim Ahmeti, Bekim Harxhi, Fotaq Malo, Pano Çuka, Roland Çene, Dhimo Dhima, Naxhi Kasaruho, Baftjar Çene, Petro Çerkezi, Sefer Pasho, Niko Dhosko, Valentina Mosko., etj., që akuzoheshin nga Komiteti i Partisë së rrethit për “shfaqje të huaja liberale dhe ndikime moderniste”, në punën, krijimtarinë dhe veprat e tyre.
Ashtu siç kemi parë dhe në pjesën më të madhe të kapitujve të këtij libri, pas fjalës së mbajtur nga Enver Hoxha në aparatin e Komitetit Qëndror të PPSH-së dhe Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë në datat 15 dhe 16 mars të vitit 1973, ku si temë kryesore ishte: “shfaqjet e huaja dhe liberale në art e kulturë e ndikimi i tyre në jetën e vëndit”, fjalë e cila vinte vetëm pak kohë pasi ai kishte kritikuar dhe goditur fillimisht Festivalin e 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion që sapo kishte përfunduar në janarin e atij viti, në të gjitha institucionet kulturore e artistike të kryeqytetit si dhe ato të rretheve, filluan mbledhjet e shumta të organizatave bazë të partisë dhe komiteteve profesionale.
Në ato mbledhje që u zhvilluan “nën frymën e fjalës së shokut Enver” dhe ku kishte të deleguar nga Komiteti Qëndror i PPSH-së apo komitetet e partisë së rretheve, u diskutua dhe u bënë analiza të shumta, me kritika dhe autokritika për punën, veprat dhe të gjitha veprimtaritë që ishin zhvilluar deri në atë kohë. Për konkluzionet e këtyre mbledhjeve u hartuan raporte e informacione nga ana e Komiteteve të Partive të rretheve përkatëse, të cilat më pas i’u dërguan Komitetit Qëndror të PPSH-së.
Një nga këto është dhe ai i Komitetit të Partisë së Gjirokastrës, që po publikojmë në këtë pjesë të librit, që i është dërguar Ramiz Alisë, ku flitet për “shfaqjet e huaja liberale dhe ndikimet moderniste”, në punën, veprimtarinë dhe veprat e shkrimtarëve, artistëve, aktorëve, piktorëve e muzikantëve gjirokastritë, si: aktori Viktor Zhusti, piktori Bashkim Ahmeti, shkrimtarët Koço Kosta, Bekim Harxhi, Pano Çuka e Fotaq Malo, muzikanti Roland Çene, si dhe aktorët, regjizorët e artistët Dhimo Dhima, Naxhi Kasaruho, Baftjar Çene, Petro Çerkezi, Sefer Pasho, Niko Dhoska, Valentina Mosko, etj. Për më shumë na njeh dokumenti në fjalë që ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, publikohet i plotë dhe pa asnjë ndryshim.
Raporti i Komitetit të Partisë së rrethit të Gjirokastrës për Komitetin Qëndror
R A P O R T
MBI DISA PROBLEME AKTUALE NË PUËNN E PARTISË PËR
FORCIMIN E PËRMBAJTJES IDEOLLOGJIKE DHE TË NGRITJES
SË NIVELIT CILËSISË NË FUSHËN E KULTURËS DHE ARTEVE
Fjalimet e kohëve të fundit të shokut Enver Hoxha janë një ndihmë e jashtëzakonëshme si për të gjithë punonjësit edhe për punonjësit e kulturës dhe arteve.
Nën frymën e këtyre fjalimeve duke kuptuar thellë përgjegjësinë e këtyre njerëzve që punojnë në këtë front, janë organizuar nën drejtimin e Partisë në rreth diskutime e debate të gjera. Në to është parë me syrin kritik e autokritik puna e zhvilluar, sidomos ndikimet e huaja, çfaqet e të cilave janë dukur në lëmin e krijimtarisë letraro-artistike, në skenat tona në raste të ndryshme, në aktivitete kulturore si dhe në disa afera të jetës shoqërore etiko-morale.
Duke zbatuar porositë e Komitetit të Partisë, institucionet tona kulturale vazhdojnë të atudjojnë akoma më thellë këto materiale tërëndësishme për të reflektuar më tej në veprimtarinë e tyre.
Njerëzit e artit e të kulturës i kanë pritur plot entuziazëm këto mësime të mëdha të shokut Enver, duke u angazhuar seriozisht për të luftuar me forcë këto ndikime dhe duke reaguar konkretisht në veprimtarinë praktike.
Duke qënë kurdoherë nën udhëheqien dhe kontrollin e partisë, në përgjithësi, institucionet tona kulturale artistike kanë punuar që veprimtaria në këtë fushë të karakterizohej nga një përmbajtje e shëndoshë ideologjike dhe me nivel të mirë artistik.
U është dhënë prioritet aktiviteteve massive siç kanë qënë koncertet e ansambleve të shtëpisë së kulturës dhe të pionierëve, të shkollave, të qendrave të punës, të disa kooperativave bujqësore etj.
Programi artistik që u dha me rastin e 30 vjetorit të grevës së gjimnazit, takimet e ansambleve të shkollave të mesme, Festivali i Këngës së Popullit Ushtar, program për 60 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë si dhe një numër çfaqjesh të tjera të trupave profesioniste dhe atyre amatore, janë përshkruar nga fryma revolucionare e militante prandaj dhe kanë krijuar emocione të forta politike tek vetë pjesëmarrësit dhe spektatorët.
Gjithashtu gjatë këtij viti është punuar seriozisht për pregatitjen e Festivalit Folklorik Kombëtar, janë zhvilluar konsulta me rapsodë e këngëtarë, instrumentistë, ekspedita folkloristike me muzikantë, letrarë e piktorë, konkursi variete politiko-muziko-letrare kundër ndikimeve të huaja, koncerti në mbrëmjen solemne me rastin e 30 vjetorit të Armës së Sigurimit, për 7 marsin, për 8 marsin etj., etj.
Pa shprehur aspak vetkënaqësi, por është fakt, që festivalet folkorike të fshatrave, qendrave të punës, shkollave, u zhvilluan në një nivel të lartë artistik, me një masivitet që nuk është arritur kurrë në rrethin tonë, që përbën një garanci të shëndoshë për të arritur sukses të plotë sin ë atë të rrethit ashtu edhe në atë kombëtar.
Për herë të parë në rrethin tonë u organizua sesioni shkencor për problemet e artit e të kulturës, i cili u pregatit me mjaft seriozitet dhe që pati një vlersim mjaft pozitiv nga të dërguarit e institucioneve qendrore.
Natyrisht, Partia dhe shoku Enver na mësojnë që kurrë të mos kënaqemi me rezultatet që arrijmë, përkundrazi mbi bazën e tyre e të vijës së drejtë të Partisë të kritikojmë të metat, dobësitë, të analizojmë në mënyrë objektive dhe kritike punën e bërë, veprimtarinë tonë, t’i vënë gishtin plagës, duke nxjerrë në shesh shkaqet e të metat dhe të përcaktojnë detyrat për të ardhmen.
Një ndër boshllëqet e punës sonë është se nuk kemi zhvilluar në lartësinë e duhur luftën kundër ndikimeve të huaja sado qofshin ato, kundër çfaqjeve borgjeze e revizioniste, duke neglizhuar në disa raste këtë luftë, sepse kemi minimizuar rrezekshmërinë e çfaqjeve të huaja. Dhe përgjegjësia për këto të meta në radhë të parë bie mbi Komitetin e Partisë, Komitetin Ekzekutiv, sepse është bërë një punë e pamjaftueshme në trajtimin, zbërthimin dhe konkretizimin e problemeve që kanë dalë në këtë fushë.
Edhe në rrethin tonë nuk kanë munguar aty këtu nga njerëzit e këtyre sektorëve teorizime të tilla si: “Të mos shkëputemi nga bota”, “Jetojmë në Evropë”, “Të mos jemi prapanikë e konservatorë” etj. Këto teorizime janë servirur me rrugë e forma të ndryshme, kanë nxjerrë krye në ndonjë shkrim, në ndonjë diskutim, apo në ndonjë spektakël. Kuptohet që rrezikshmëria e tyre më e madhe qëndron në faktin se janë paraqitur gjithmonë në emër të së resë, nga aprovimi apo mos aprovimi i tyre u janë vënë njerëzve epitetet si “konservatorë” “prapanikë” etj. T’i shikojmë këto konkretisht në disa drejtime:
Në lëmin e krijimtarisë artistike
Në krijimtarinë artistike letrare kemi më shumë krijonjës të letërsisë për fëmijë, në fushën e poezisë e të tregimit. Krijimtaria e autorëve që kanë shkruar për fëmijë ka qenë në pozita të shëndosha ideologjike. Ndërsa krijimtaria poetike e disa letrarëve të rinj ka pas një nivel më të ulët artistik, një tematikë të ngushtë dhe ndonjëherë është vërejtur tendenca drejt poezisë hermetike dhe dashurisë intime. Disa krijime të autorëve të rinj, si: Valentina Mosko, Petro Çerkezi, Sefer Pasho, etj., të botuara në revistën “Nëntori”, në “Zëri i Rinisë”, “Pararoja”, kanë qenë të tilla dhe në vënd që të kritikoheshin për këto koncepte, janë miratuar nga organe të ndryshme. Bile për Valentina Mosko, megjithqë nuk përfaqëson një talent të arrirë, qoftë nga ana profesionale, qoftë dhe nga formimi ideologjik, është bërë çmos që të tërhiqet në Tiranë pranë revistës “Ylli”. Bile për këtë ka ardhur vetë në Gjirokastër vetë Qamil Buxheli.
Është një e keqe fakti, që edhe në një takim që u bë kohët e fundit me punonjësit e artit dhe të kulturës, kryetari i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Pano Çuka, i minimizoi shfaqjet negative në këtë fushë dhe për më tepër reagoi në mënyrë shumë të përciptë ndaj problemeve që ngriti shoku Enver në fjalimin që mbajti në aparatin e Komitetit Qëndror të Partisë.
Në letrarët e rrethit tonë janë vërejtur tendenca e mendime për të mos u angazhuar në shkrime për Estradën e rrethit, apo për Teatrin e Kukllave, duke e konsideruar këtë punë të rëndomtë, që “nuk u jep emër”.
Natyrisht këtu del dobësia e punës së Partisë dhe organeve të Pushtetit, që nuk kanë luftuar sa duhet për të aktivizuar më shumë, për t’i edukuar më shumë e për t’u hapur atyre horizonte në mënyrë që të thelloheshin në mësimet e Partisë, të punonin me me dashuri e më me gadishmëri për rrethin ku jetojnë, të zgjeronin rrethin e amatorëve të letërsisë në rradhët e rinisë, etj.
Edhe në rradhët e letrarëve është manifestuar jo rrallë tendenca për t’u larguar nga Gjirokastra me pretekstin se këtu “ekziston horizont i ngushtë, fushë e mbyllur ku talented konsumohen pa fryt”. Të tilla tendenca janë vërejtur edhe tek Koço Kota, Fotaq Malo, tek muzikanto Roland Çene, Bekim Harxhi etj.
Në artet figurative krijimtaria ka qenë në pozita të drejta ideologjike dhe ka ndikuar pozitivisht në edukimin klasor revolucionar të masave. Në këtë degë ne kemi njerëz që kanë qëndruar në pozita të shëndosha partie, si skulptori Ksenofon Kostaqi, i cili ka milituar me vepra dinjitoze dhe kur ka qenë rasti, i është kundërvënë ndonjë prirje dekadente moderniste. Ndërsa në kohët e fundit piktori Bashkim Ahmeti që sapo mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, ka paraqitur disa pejsazhe me ndikime të huaja abstraksioniste dhe impresioniste. Sigurisht këto vepra i’u nënshtruan kritikës dhe nuk u lejuan të ekspozoheshin, por e ngremë problemin që edhe sot në këtë fushë duhet të tërheqim seriozisht vëmëndjen për faktin se disa piktorë amatorë kanë realizuar disa vepra që nuk janë me vlerë artistike, aq më tepër edukative.
Në veprimtarinë kulturore-artistike
Në respertorin muzikor të Estradës Profesioniste dhe të estradave amatore, vitet e fundit, kanë zënë vënd këngët ritmike dhe pa intonacionin konkret shqiptar dhe që i këndojnë dashurisë intime. Kënga popullore ka zënë pak vënd në këtë programe. Intrepretimet janë veshur me huazime dhe imitime si rezultat i ndikimeve të televizionit të huaj. Gjithashtu nga mungesa e vigjelëncës së duhur ideologjike, orkestrinat e lokaleve publike dhe sazet popullore, sidomos në krahinat e Dropullit e të Pogonit, ka pasur raste që kanë ekzekutuar këngë të huaja me përmbajtje të dobët.
Këtu kanë punuar jo me përgjegjësi organizata e partisë e Teatrit të Estradës, regjizori i Estradës, Dhimo Dhima dhe në mënyrë të veçantë kandidati i Partisë, Naxhi Kasaruho, i cili më shumë se kushdo duhej të luftonte për të siguruar një pastërti të madhe të muzikës në këtë trupë. Përkundrazi, qëndrimet dhe diskutimet e tij lënë të kuptosh se ai ka qenë i prirur vetë për një muzikë të tillë.
Në raste të ndryshme janë vërejtur në trupën e Estradës, tendenca thjesht argëtuese, një largim nga trajtimi i problemeve thelbësore të realitetit si dhe një kufizim brenda cingërimave e problemeve ansore dhe një frymë vulgare, disa herë si në këndin e vështrimit ashtu dhe në atë të trajtimit.
Këtu, sigurisht, problemet që janë trajtuar nuk kanë qenë nën kontrollin e fuqishëm të organizatës bazë të Partisë dhe të organeve të kulturës në rreth. Kuptohet, që këtu kemi të bëjmë me një ndihmë e kontroll të dobët, sepse t’i heqësh asaj shpirtin sulmues, ta katandisësh atë në një institucion thjesht zbavitës. Që Estrada jonë ka dhënë çfaqje dinjitoze e me përmbajtje të mirë ideologjike ky është një fakt i pamohueshëm, por megjithatë nuk i mohohet edhe fakti i përcipmërisë së kapjes së problemeve.
Pak është trajtuar në estradë problem i luftës kundër fesë, tema e luftës kundër thashethemeve është bërë disa herë objekt i humorit dhe i satirës, por në disa raste ajo nuk është parë në prizmin ideologjik. Grindjet, thashethemet, në mjaft raste janë parë në planin anekdotik dhe jo në thelbin e tyre reaksionar dhe denigrues, sidomos më pasojat që ato sjellin.
Jo në mënyrë sistematike janë rrahur tema të tjera siç janë ato në luftën kundër indiferentizmit, intelektualizmit, teknokratizmit, të vënies së interest të përgjithshëm mbi atë vetaik etj.
Si në trupën e Estradës Profesioniste ashtu dhe në ato amatore nuk janë prekur e satirizuar sa e si duhet fenoment thelbësore për demaskimin politik, ideologjik dhe agresiv të imperializmit botëror e revizionizmit modern.
Nganjëherë është parë ngushtë në mënyrë formale skemtaike degjenerimi moralo-politik në mënyrën e jetesës kapitaliste-revizioniste. Kështu për të demaskuar botën borgjezo-revizioniste, në skenën tonë zënë më tepër vënd tufat e gargarelëve me flokë të gjata, gangster me palldëm kuajsh në brez etj. Kështu që inskenimet nuk kanë gjithmonë të afta, që në art të satirizojnë shëmtirën e tyre morale, duke thënë kshtu ngandonjëherë një përfytyrim të cekët mbi luftën që zhvillon Partia dhe Qeveria jonë kundër imperializmit e revizionizmit, si në planin ndërkombëtar ashtu dhe kundër ideologjisë së tyre në planin kombëtar.
Është e vërtetë që trupa e Tetatrit Profesionist, megjithse relativisht e re dhe me kuadro të pakta, ka punuar dhe ka dhënë një numër shfaqjesh si me përmajtje ashtu dhe me interpretime. Por edhe në kët trupë janë vërejtur një sërë dobësish e të metash si në disiplinën në punë, ashtu dhe në disa çfaqje të prira nga tendenca liberale.
Në këtë trupë, kohë më parë u tentua të vihej në skenë drama “Histori e një nate” e Mirush Jeros, ku mbrohet idea e shtrembët e asgjësimit fizik dhe shpirtëror të njeriut “me njolla” në shoqërinë socialiste. Kjo vepër me të meta ideollogjike u konceptua në mënyrë të turbullt nga ana regjizoriale nga Viktor Zhusti, i cili e solli dhe e punoi me për ta vënë në skenë këtë pjesë. Megjithse mbas një diskutimi masiv që i’u bë kësaj çfaqje ajo nuk u dha me ndërhyrjen direkt të Komitetit të Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv, përsëri pas dy vjetësh, me pretekstin se ajo u botua dhe për të realizuar planin, me që ishte e përgatitur, duke rënë në pozita liberale organizata e Partisë, drejtori dhe këshilli artistik, vendosën për ta vënë në skenë. Sigurisht, edhe në këtë rast, Partia ndërhyri menjëherë dhe nuk e lejoi çfaqjen e saj. Këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë fenomen të rastit. Tentativa për ta vënë në skenë këtë pjesë, është rezultat i ndikimit që kanë mbi organizatën bazë të Partisë dhe drejtorisë, disa njerëz me prirje liberale, moderiniste, sidomos aktori Baftjar Çene.
Organizata bazë e partisë e ka të qartë formimin dhe prirjet e këtij aktori, por nuk j’u kundërvu dhe të mbante një qëndrim të rreptë kundër tij. Ajo ra në pozita liberale, edhe vetë sekretari i organizatës Niko Dhoska, u tërhoq para “vendimit” të Këshillit Artistik, duke humbur rolin udhëheqës e drejtues, e duke vënë organizatën në këtë rast nën Këshillin Artistik. Pikërisht, sepse janë bërë lëshime të kësaj natyre, prandaj edhe Baftjar Çene, Naxhi Kasaruho, e ndonjëherë edhe Roland Çene, kanë folur me përçmim, duke e quajtur të paaftë organizatën e Partisë dhe seksionin e Arsimit dhe të Kulturës. Ata shpesh herë i kanë quajtur “injorantë”, “njerëz që nuk marrin vesh”, të gjithë ata që i janë kundërvënë me të drejtë nga pozita të shëndosha partie, çfaqjeve të ndikimeve të huaja./Memorie.al
—————————–
LEXO EDHE:
“Kishte biografi të keqe’”/ Regjisori Piro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Si e mora në filmin e parë
ObserverKult