Në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Ditën e Tokës, artisti Driton Selmani ka zbuluar instilacionin “Muri apo Premtimi i Prirët”.
Krejt kjo punë është bërë me përdorimin inovativ të plastikës së ricikluar duke krijuar një reflektim të fuqishëm mbi ndërgjegjen mjedisore dhe nevojën e urgjencës për praktika të qëndrueshme.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Po ashtu përfaqësuesi i UNDP-së, Nuno Queiros, përfaqësues të presidencës, si dhe artistë e qytetarë.
Ndryshe, kjo ngjarje u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me zyrën e Presidencës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë si shenjë për fillimin e Ditëve të Tokës në Kosovë.
ObserverKult
Lexo edhe:
HAPET MINIBIBLIOTEKA NË KAMPUSIN E UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
OJQ “ETEA” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë hapur minibibliotekën në Kampusin Universitar të Prishtinës.
Drejtori i ETEA-s, Agron Ahmeti, tha se kanë rifilluar punën me hapjen e minibibliotekave të lagjeve pas sulmeve që u janë bërë.
Ai tregoi se kjo është minibiblioteka e 7-të që po hapet dhe gjithsej 12 minibiblioteka do të hapen këtë muaj.
“Sot jemi në hapjen e minibibliotekës së 7-të me radhë këtu në oborrin e Kampusit Universitar. Minibibliotekat, shumica po funksionojnë, fatkeqësisht kemi pasur disa probleme në javët e kaluara në “Bregun e Diellit” dhe në “Lagjen e Spitalit. Ato kanë shkaktuar pezullim të procesit deri sa jemi marrë vesh që ato të zhvendosen në vende më të sigurta. Gjithsej do të hapen 12 minibiblioteka brenda këtij muaji”. Kështu u shpreh Ahmeti.
Të tilla minibibloteka që u vendosën në lagje të kryeqytetit janë thyer më parë. Ato janë vendosur nga organizata. Krejt kjo me qëllim që gratis qytetarët të marrin libra.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT DHE E DREJTAVE TË AUTORIT- PSE U VENDOS TË JETË MË 23 PRILL
Dita Ndërkombëtare e Librit dhe e Drejtave të Autorit, e cila është sot, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.
Më 23 prill 1616 vdiqën dy kolosët e letërsisë botërore. Bëhet fjalë për Uilliam Shekspir në Angli dhe Miguel de Servantesi në Spanjë.
I pari konsiderohet shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve. Ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult