Zbulohet koka e Hermes, një pjesë e kolonës Herma

Një ekip nga komuna e Athinës që kryen punime rrugore në Rrugën Aiolou në Athinën qendrore zbuloi një kokë të Hermes, pjesë e një kolone Herma.

Ministria e Kulturës në një njoftim theksoi se gjetja është në gjendje të mirë dhe është zhvendosur në një depo në Eforatin e Antikiteteve.

Skulptura origjinale, daton në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

Kolonat Herma ishin të vendosura në kryqëzime dhe u përdorën si shenja rrugore.

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis postoi në llogarinë e tij në “Facebook” se u gjet vetëm gjysmë metër më poshtë gjatë rrugës në rrugën Aiolou në sheshin Aghia Irini. Athina unike! Krenari! dhe admirim./BalkanWeb