Është vargu më i vjetër i një teksti poetik që i përket traditës letrare italiane.
“Fui eo, madre, in civitate, vidi onesti iovene”
[italiano “Ero in quella città, mamma
ho visto l’onesti con Giove”
shqip; “Isha në atë qytet, nënë,
e pashë të ndershmit së bashku me Giove”
Pra, ky është vargu më i vjetër i një teksti poetik që i përket traditës letrare italiane. Fillimisht, dyshohej se është shkruar nga një murg midis shekujve IX dhe X në margjinat e një dorëshkrimi. Dorëshkrimi daton në shekullin VIII dhe është i ruajtur në Würzburg, Gjermani.
Ky zbulim erdhi nga historiani i gjuhës italiane Vittorio Formentin, i Departamentit të Shkencave Humane dhe Trashëgimisë Kulturore të Universitetit në Udine dhe nga paleografi Antonio Ciaralli i Universitetit të Perugias.
“Una chanson de femme” (Kënga e një gruaje)
Sipas tyre, kjo është linja hapëse e një “chanson de femme”, një formë lirike në të cilën kënga këndohet nga një zë i gruas.
Fragmenti “është një kontribut i çmuar në rindërtimin e asaj që duhet të ketë qenë prototipi i hershëm mesjetar (shek. VI-IX) i romancës lirike, gjeneza e së cilës është e diskutueshme për shkak të mungesës – të paktën deri tani – të teksteve të mbijetuara“, shpjegon Universiteti i Udine-s.
Vërtetësia historike e dokumentit- zbulimi i Formentin dhe Ciaralli, do të konfirmonte teorinë sipas së cilës origjina e romancës lirike duhet t’i atribuohet “chanson de femme”.
“Metrika, leksiku dhe tema e vargut të rizbuluar” kanë krahasime fjalë për fjalë në romancën e mesjetës së vonë, veçanërisht në “cantigas de amigo” (këngë për mikun) galego-portugeze të shekujve XIII dhe XIV, spjegojnë dy studiuesit.
Në gjuhën italoromanecesko – “Aspekti gjuhësor është gjithashtu shumë i rëndësishëm: përdorimi i shumësit asigmatik “onesti iovene” si objekt i drejtpërdrejt, tregon se vargu është shkruar në një varietet italoromanceke. Kjo e bën atë dëshminë më të vjetër poetike në traditën tonë letrare”, përfundojnë Formentin dhe Ciaralli.
(Artikulli i marrë nga Rivista TGCOM24)
Përktheu: Herman Çuka
ObserverKult
Lexo edhe: