Zbulohet maska 3 mijë vjeçare prej ari…

Një maskë prej ari 3 mijë vjeçare është zbuluar në një sit arkeologjik në provincën Sichuan të Kinës. Maska ceremoniale me peshë rreth 280 gram është një nga 500 sendet e zbuluara në Sanxingdui. Një zonë 4.6 milje katrorë jashtë kryeqytetit provincial të Chengdu.

Sipas ekspertëve të Trashëgimisë Kulturore, artefaktet i përkasin mbretërisë Shu. Që sundoi në pellgun perëndimor të Sichuan derisa u pushtua në 316 para Krishtit.

Përveç maskës së artë, arkeologët zbuluan bronz, fletë ari dhe objekte të bëra nga fildishi dhe kockë.

Në gjashtë vende kërkimi, nga të cilat më e madhja ka një gjurmë prej 19 metrash katrorë, gjithashtu u gjet edhe një kuti prej druri ende e pahapur dhe një enë bronzi.

Ekspertët besojnë se gropat janë përdorur për qëllime sakrifikimi. Duke shpjeguar pse shumë prej sendeve të përfshira janë djegur ritualisht ndërsa hidheshin dhe varroseshin.

Më shumë se 50.000 objekte të lashta janë gjetur në Sanxingdui që nga vitet 1920. Kur një fermer lokal aksidentalisht hasi në një numër relikesh në vend.

Zbulimet e bëra në vend datojnë që në shekujt 12 dhe 11 para Krishtit, dhe shumë prej sendeve tani janë të ekspozuara në një muze në vend.

Ekspertët shprehen se gjetjet janë provë e një kulture unike të mbretërisë Shu, e cila konsiderohet tradicionalisht si djepi i civilizimit kinez./rtklive

LEXO EDHE

Maska 1000-vjeçare e fisit Maja i kthehet përfundimisht Guatemalës

Një maskë mbi 1000-vjeçare e fisit të njohur të Majave, që u konfiskua në Belgjikë në vitin 2008, dhe u kthye në Guatemalë pas vitesh seancash gjyqësore, deklaroi qeveria e vendit të Amerikës Qendrore.

”Maska ishte vjedhur ilegalisht nga Guatemala nga trafikantë ndërkombëtarë”, theksoi Ministria e Jashtme guatemaleze në një deklaratë.

Maska në formatin e mozaikut prej guri përfaqëson Chac-un. Perëndinë maja të shiut dhe daton prej epokës klasike të civilizimit Majan nga vitet 600 deri në 900 pas Krishtit..

TEKSTI E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Maska 1000-vjeçare e fisit Maja