Zbulohet misteri, ja ku gjendet ura e pikturës së famshme të Mona Lisës

“Mona Lisa” e Leonardo Da Vinçit është një nga veprat më të njohura të artit në botë, e famshme për bukurinë e saj si dhe misterin që rrethon identitetin e modeles dhe vendndodhjen e saj.

Ku është vendi pas Mona Lisës?

Kjo temë ka qenë një burim debati prej vitesh. Nga fshati Ponte Buriano, një periferi e Arezzo-s në rajonin e Toskanës të Italisë, janë të bindur se ura pas Mona Lizës është pikërisht në Ponte Buriano aq sa e kanë bërë atë një tipar kyç të fushatës së tyre turistike lokale.

Mirëpo tani, historiani Silvano Vinceti thotë se ura pas Mona Lizës është në fakt Ura Romito në qytetin e afërt toskan të Laterinës.

“Forma dalluese e lumit Arno përgjatë asaj shtrirjeje territori korrespondon me atë që Leonardo portretizoi në peizazhin në të majtë të gruas së përshkruar në pikturën e famshme. Kështu tha Vinceti në një konferencë për media në Shoqatën e Shtypit të Huaj në Romë.

Vinceti gjithashtu bëri një rindërtim virtual të urës për të treguar ngjashmëritë dhe u mbështet në dokumente nga arkivat shtetërore në Firence.

“Mona Lisa” u pikturua në fillim të shekullit të 16-të. Midis 1501 dhe 1503 Da Vinçi jetoi me kardinalin Cesare Borgia pranë Laterinës.

Ura ishte në përdorim dhe kishte katër harqe – siç përshkruhet në veprën e artit. Nga ana tjetër, ura Buriano ka gjashtë harqe.

Ura Romito lidhte Arezzo, Fiesole dhe Firence, por tani është në rrënoja.

Unë kam studiuar imazhet me dron të brigjeve të lumenjve, rrënojat dhe fotografitë gjatë viteve për të përcaktuar se “ura etrusko-romake Romito është padyshim ajo në sfondin e pikturës”, ka thënë historiani Silvano Vinceti./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE U VODH MONA LIZA?

Mona Liza (Mona Lisa) mund të jetë fytyra më e njohur në faqe të dheut. E spikatur në emisione televizive dhe në filma të panumërt. E parodizuar në format nga më të ndryshme në krejt globin.

Po ashtu e përmendur në libra arti në çdo gjuhë.

Mona Liza ka një portret që tërheq çdo vit, mbi shtatë milionë njerëz, në muzeun e Luvrit në Paris.

Secili nga vizitorët, do të shohë nga afër, se, piktura është shumë e vogël, saktësisht 76cm x 53cm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult