Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, zbulon një projekt të Institutit të Arkeologjisë, që vijon prej tre vitesh.
Për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Fatmira Nikolla, arkeologu Ceka thekson se bëhet fjalë për një projekt në Bylys. Që po zbulon një cisternë uji, e cila rezervonte ujërat e shkallares së stadiumit të shekullit të tretë para Krishtit.
Siç thekson arkeologu, cisterna është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh.
Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë.
Vetë arkeologu Neritan Ceka njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i saj. Ndërsa publikon edhe pamje të zbulimit në faqen e tij të “Facebook”./(BalkanWeb)
————————————————————————————————–
LEXO EDHE: ZBULOHET MOZAIKU MË I VJETËR NË BOTË, JA KU GJENDET
Del në dritë vepra 3500-vjeçare, në Turqinë Qendrore. Që konsiderohet më e vjetra në botë.
Mozaiku me rreth 3147 gurë me madhësi 3×7 metra, u gjet në Usakli Hoyuk, që ndodhet në rrethin Sorgun. Provinca Yozgat, ku vëzhgimet kanë filluar më 2008, ndërsa gërmimet në vitin 2012.
”Gërmimet arkeologjike po kryhen bashkërisht, nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve, Universitetit Bozok. Dhe Universitetit të Pizës në Itali”, – tha Huseyin Çiftçi, drejtori lokal për Kulturën e Turizmin.
“Sipas studimeve shkencore, mozaiku i gjetur është i pari në historinë botërore. Gjithashtu, këtë e dëshmon edhe sipërfaqja e tij, pasi rezulton mjaft primitive. Po planifikojmë ta fitojmë këtë vend, në sektorin e turizmit”, – tha Çiftçi.
Anacleto D’agostino, ligjërues pranë Universitetit të Pizës, udhëheqës i ekipit të arkeologëve. Tha se mozaiku që ata gjetën i përket viteve 1500 para erës sonë.
Po ashtu, duke deklaruar se mozaiku është më i vjetri në botë, ai tha se, “ne e dimë që ka mozaikë të ngjashëm në Greqi. Por mendojmë se i këtushmi është më i vjetër se ai në Greqi”.