Zbulohet një copëz nga pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias

Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 59-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, ngjarjes më të madhe të artit bashkëkohor në botë, me veprën e Lumturi Blloshmit.

Në një atmosferë miqësore, mes artistësh e gazetarësh, kuratorja Adela Demetja ndau konceptin e saj kuratorial për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë Bienale.

Nga ana e saj, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti u ndal te rëndësia e këtij aktiviteti artistik të zhvilluar mbrëmë, ku u zbulua një copëz nga pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias, përfaqësuar nga artistja Lumturi Blloshmi, nën titullin “Nga e para”.

“Në një atmosferë miqësore, mes artistësh e gazetarësh, kuratorja Adela Demetja ndau konceptin e saj kuratorial për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë arenë ndërkombëtare të artit pamor: arkivën digjitale të artistes dhe një sekuencë nga filmi dokumentar eksperimental, që hedh dritë mbi botën e Lumes, që pak e njohën”, tha Margariti.

Piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi, u nda nga jeta nga jeta si pasojë e COVID-19, në 27 nëntor 2020.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Turqi).

Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992-2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, Nju-Jork etj.

Gjithashtu, Blloshmi ka fituar konkursin ndërkombëtar “Onufri ’94”. Vitet e fundit Lumturi Blloshmi u prezantua me ekspozita në disa galeri private në Tiranë, Durrës dhe Korçë./ATSH


Lexo edhe:

KËNDOI PARA ENVER HOXHËS DHE E PËRLOTI, KËNGËTARJA: “ISHTE LUMTURI E MADHE”- NDJEKËSIT E OFENDOJNË

ObserverKult