Zbulohet një korridor i fshehur në Piramidën e Gizës

piramidat
Foto ilustrim

Një korridor i fshehur nëntë metra është zbuluar afër hyrjes kryesore të Piramidës së Madhe 4500-vjeçare të Gizës. E kjo mund të çojë në gjetje të mëtejshme, thanë zyrtarët egjiptianë të antikiteteve.

Zbulimi brenda piramidës, e fundit nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë që ende qëndron në këmbë, u bë në kuadër të projektit Scan Pyramids. Ky projekt që nga viti 2015 ka përdorur teknologji jo-invazive duke përfshirë termografinë infra të kuqe, simulimet 3D dhe imazhet me rreze kozmike për të parë brenda.

Një artikull i botuar në revistën “Nature” tha se zbulimi mund të kontribuojë në njohuritë në lidhje me ndërtimin e piramidës dhe qëllimin e një strukture gëlqerore që ndodhet përballë korridorit.

Piramida e Madhe u ndërtua si një varr monumental rreth vitit 2560 para Krishtit gjatë mbretërimit të faraonit Khufu, ose Keopsit.

E ndërtuar në një lartësi prej 146 metrash, ishte struktura më e lartë e bërë nga njerëzit deri në Kullën Eifel në Paris në 1889.

Korridori i papërfunduar ka të ngjarë të jetë krijuar për të rishpërndarë peshën e piramidës, tha Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.

“Ne do të vazhdojmë skanimin tonë në mënyrë që të shohim se çfarë mund të bëjmë për të kuptuar se çfarë mund të zbulojmë nën të, ose vetëm në fund të këtij korridori,” u tha ai gazetarëve pas një konference për shtyp përpara piramidës.

Pesë dhoma në majë të dhomës së varrimit të mbretit në një pjesë tjetër të piramidës mendohet se janë ndërtuar gjithashtu për të rishpërndarë peshën e strukturës masive.

Ishte e mundur që faraoni të kishte më shumë se një dhomë varrimi, shtoi Waziri. Shkencëtarët zbuluan korridorin përmes radiografisë muonike me rreze kozmike, transmeton ‘albeu’.

Në vitin 2017, studiuesit e Skan Piramidave njoftuan zbulimin e një zbrazëtie të paktën 30 metra të gjatë brenda Piramidës së Madhe, struktura e parë e madhe e brendshme e gjetur që nga shekulli i 19-të.

ObserverKult


Lexo edhe:

MISTERI QË LIDH PIRAMIDAT E EGJIPTIT ME QYTETËRIMIN E MAJAVE

Është një prej fenomeneve të pashpjeguar më të mrekullueshëm në botë: një zinxhir piramidash vjen pothuaj ekzaktësisht në lartësitë 20 dhe 40 gradë në veri.

Të ndërtuara nga egjiptianët e lashtë dhe nga majat, ndërtimet janë të famshëm në të gjithë botën. Por ka edhe një dyzinë qytetërimesh të tjerë, që kanë ndërtuar gjithashtu piramida.

Po si ndodhi? Historianët kanë supozuar prej kohësh se kulturat përreth globit nuk kanë qenë asnjëherë në kontakt mes tyre – nuk i kishin mjetet. Atëherë, cila është përgjigja për këtë gjë të lashtë?

Në vitin 1970, arkeologu Thor Heyerdahl shpalli besimin e tij se egjiptianët e lashtë mund të kishin lundruar nëpër Atlantik drejt Ishujve Kanarie, apo edhe Meksikë, në varka papirusi të bëra vetë.

Atje ata mund të kenë shkëmbyer kultura – dhe ide për ndërtime – me Majat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult