Arkeologët në Egjipt bëjnë me dije se kanë zbuluar kohët e fundit “qytetin e artë” i humbur prej 3500 vitesh. Ky qytet është themeluar nga gjyshi i faraonit Tutankhamun dhe konsiderohet si një prej zbulimeve më të mëdha që nga gjetja e varrit të “mbretit fëmijë” rreth një shekull më parë.
Qyteti i njohur me emrin Aten, u ndërtua nga mbreti Amenhotep III i cili sundoi rreth vitit 1390 para Krishtit dhe më pas u përdor nga Tutankhamun, transmeton ‘a2news.al’.
Vendbanimi u zbuluan në jug të qytetit të Luksorit dhe konsiderohet si një ndër qytetet më të mëdha të vjetra. Ai është i pajisur me disa lagje, rrugë dhe një sistem mbrojtës.
Gjatë gërmimeve u gjetën furra buke, dyqane, si dhe bizhuteri dhe vazo të ndryshme. Ekipi i arkeologëve në fillim mendoi se ra në gjurmët e tempullit ku u mumifikua Tutankhamun për zbuluar më pas së kishte gjetur diçka shumë herë më të madhe.