Zbulohet se çfarë shkruhej në letrën ku Mbretëresha Elizabeth i kërkonte Dianës të ndahej nga Charles

Intervista ‘tronditëse’ e Princeshës Diana në BBC me Martin Bashir në vitin 1995 pati një jehonë të fuqishme.

Fraza tashmë e pavdekshme “Ishim tre në këtë martesë” aludonte për marrëdhënien e Charles me mbretëreshën e tanishme Camilla.

Momenti kryesor erdhi kur Mbretëresha dërgoi një letër ku kërkonte në mënyrë të vendosur divorcin e tyre. Duke u konsultuar me kryeministrin John Major dhe Kryepeshkopin e Canterbury George Carey, letra e Mbretëreshës thoshte: “Jam konsultuar me Kryepeshkopin e Canterbury-t dhe me kryeministrin dhe, natyrisht, me Charles, dhe ne kemi vendosur që rruga më e mirë për ju është divorci”.

Kjo gjë ngjalli zemërimin e Dianës, pasi ajo u ndje e detyruar për një divorc që nuk e kërkoi. Ditë më vonë, Buckingham Palace zyrtarizoi divorcin, duke shprehur këndvështrimin e Mbretëreshës, të mbështetur nga Duka i Edinburgut, se një divorc i shpejtë ishte i dëshirueshëm duke pasur parasysh rrethanat mbizotëruese.

Më 28 gusht 1996, kapitulli u mbyll, duke shënuar fundin e martesës mbretërore. Diana mori një shumë të përgjithshme prej 17 milionë paundësh së bashku me 350,000 £ vjetore për zyrën e saj private, dhe ajo mbajti rezidencën e saj në Pallatin Kensington.

Asaj iu hoq titulli i saj i Lartësisë së Saj Mbretërore dhe nga ai moment do të njihej si Diana, Princesha e Uellsit.

Fatkeqësisht, jeta e saj pati një fund tragjik në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997, vetëm një vit pas përfundimit të divorcit, së bashku me partnerin e saj Dodi Fayed./ balkanweb

ObserverKult

——————————

Lexo edhe:

VDEKJA TRAGJIKE E PRINCESHËS DIANA, MISTERI I PAZGJIDHUR I “FIAT UNO” PAS 26 VITESH

Kanë kaluar tashmë 26 vjet nga aksidenti në Paris që i dha fund jetës së Princeshës Diana, një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Dhe gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht hetimeve të policisë franceze dhe britanike, makina e dytë që dyshohet se u përfshi në ngjarjen që çoi në vdekjen e princeshës 36-vjeçare mbetet e zhdukur.

Ishte nata vonë më 31 gusht 1997, kur një përplasje në një tunel në kryeqytetin francez shkatërroi një Mercedes-Benz S-Class të zi. Brenda saj ishin Diana dhe i dashuri i saj i atëhershëm Dodi Fayed, pas një vakti që kishin ngrënë në hotelin Ritz

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult