Dylli i bletës, vaji i kedrit, dëllinja, bitumi, rrëshira e pishave, llaku i Damarit dhe rrëshira e elemit, janë disa nga përbërësit që i kanë bërë të përjetshme mumiet e Egjiptit të Lashtë.
Këta përbërës ishin të përziera në balsam dhe pomada. Natyrisht sipas recetave specifike për trajtimin e pjesëve të ndryshme të trupit të të ndjerit. Këto produkte importoheshin nga i gjithë Mesdheu dhe nga Afrika tropikale dhe Azia Juglindore.
Këto u zbuluan në një laborator të lashtë balsamimi në Saqqara. ky laborator doli në dritë pas më shumë se 2600 vjetësh. Ndërsa daton nga dinastia e 26-të (664-525 p.e.s.).
Brenda tij ishin 31 enë qeramike me mbetje të substancave dhe mbishkrime që mbajnë emrin e tyre. Gjithashtu edhe udhëzimet për përdorim.
Studimi i gjetjeve, i cili rishkruan të kuptuarit tonë për kiminë e mumifikimit, është publikuar në ‘Nature’ nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.
“Ne i kemi njohur emrat e shumë prej këtyre përbërësve balsamues, kjo kur u deshifruan shkrimet e shenjta të lashta egjiptiane. Por deri më tani ne mund të kuptonim se cilat substanca fshiheshin pas secilit emër,” komenton një nga studiuesit
Zbulimi i laboratorit Saqqara, i cili u bë në vitin 2016 pranë piramidës së Unasit, përfaqësoi një pikë kthese. E kjo ishte një surprizë për arkeologët./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
ARKEOLOGËT EGJIPTIANË ZBULOJNË QYTETIN ‘E PLOTË’ ROMAK
Arkeologët egjiptianë thanë se kishin zbuluar një “qytet banimi të plotë nga epoka romake” 1800-vjeçar në zemër të qytetit jugor të Luksorit.
Qyteti, që daton në shekullin e dytë dhe të tretë, është “qyteti më i vjetër dhe më i rëndësishëm i gjetur në bregun lindor të Luksorit”, sipas Mostafa Waziri, kreu i Këshillit Suprem të Antikiteteve të Egjiptit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult