Zbulohet statuja e Princeshës Diana në pallatin Kensington

60-vjetori i lindjes së nënës së tyre, i bashkoi dy vëllezërit në kopshtin e preferuar të saj, në pallatin Kensington.

William dhe Harry, gjatë ceremonisë ku edhe është bërë zbulimi i statujës së Dianës, u shprehen se “çdo ditë ne do të dëshironim që ajo të ishte akoma me ne”.

”Ne e kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj”, thanë ata.

Kjo paraqitje e dy vëllezërve ishte paraqitja e tyre e parë që nga varrimi i Dukës së Edinburgut në prill raporton BBC, transmeton klankosova.tv.