Aktori i humorit, Gentian Zenelaj, rrëfeu për eksperiencën e tmerrshme që kaloi kur u infektua me Covid-19. Genti ka treguar se e ka fituar me shumë vështirësi betejën e tij me Covid.
Aktori zbuloi se 55 përqind e mushkërive të tij ishin prekur nga virusi.
LEXO EDHE: MODERATORJA E NJOHUR SHQIPTARE FITON BETEJËN ME COVID-19 DHE KA NJË ‘POROSI’ PËR TË GJITHË
“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor”.
LEXO EDHE: VDES BALERINI I NJOHUR, NUK ARRITI TA MPOSHTTE COVID-19
“Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, tregon Gentiani i ftuar në “Fitstation”./(tirananews.al)