Albert Einstein bëhet dixhital dhe zëri i tij është sintetizuar duke iu dhënë hua një programi të Inteligjencës Artificiale. Ky është rezultati i eksperimentit të dy kompanive, të cilat duke i dhënë jetë zërit të Babait të Relativitetit, synojnë të hedhin bazat për biseda ndërvepruese mes njerëzve dhe IA. Dy kompanitë, Aflorithmic, shoqëri për prodhimin e përmbajtjeve audio, dhe UneeQ, e cila merret me realizimin e platformave dixhitale, krijuan një prototip të IA.
“Synimi, – shpjegojnë ato, – është t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë që t’i bëjnë pyetje praktike platformës dixhitale, mbi jetën dhe shkencën e Einstein, si të ishin duke folur me fizikanin e njohur”. Puna nisi nga regjistrimet historike të zërit të Einstein.
Një zë “i butë, i zhytur në mendime, i ngadaltë dhe me një theks të fortë gjerman”. Dy kompanitë sqarojnë se zgjodhën figurën simbol të Einstein “për shkak të famës së gjeniut, të cilit shumë njerëz do të donin t’i bënin pyetje, nëse do të kishin pasur mundësi ta takonin”.