“Zëri i shpirtit tim” titullohet libri më i ri i UET Press për Zhuliana Jorganxhiun. Autorja ikonë e teksteve të këngëve ishte pjesë e një promovimi të veçantë të botimit kushtuar artit të saj.
Është një libër për autoren e qindra teksteve të këngëve. “Zëri i shpirtit tim” kushtuar Zhuliana Jorganxhiut u promovua në Uet, duke mbledhur miqtë dhe ata që u rriten me këngët e saj.
Prej vitesh e zhvendosur në Itali dhe larg skenës e muzikës së cilës i dhuroi dekada të tërë jete e krijimtarie, Jorgaxhiu, mbetet megjithatë e pashlyeshme.
E emocionuar dhe e prekur nga pritja një javore, Jorganxhi falënderoi ata që i janë gjendur pranë.
Zhuliana Jorgaxhi është brezi i artë i këngës. Tekstet e saj, qenë kthyer në Himarë ndërsa ajo arriti të jepte mesazhet e dashurisë e lirisë edhe në kohë censure./BW