Edhe pse duhen muaj që kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave t’i mbarojë mandati dhe të organizohen zgjedhje të tjera, akademik Artan Fuga ka konfirmuar kandidimin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Fuga thotë se ka 3 objektiva që kurrë nuk i braktis.
Postimi i plotë:
Miq, gazetarë, dashamirës më kanë pyetur shpesh: Përse nuk kandidon për vendin e kryetarit të Akademisë të shkencave të Republikës të Shqipërisë?
Deri tani nuk u jam përgjigjur, për mirësjellje por edhe sepse as më parë nuk e kam pasur fare, po fare, si objektiv.
Jam përpjektur për një model tjetër pa asnjë interes personal!
Por, aktualisht them se ende është shpejt për kandidime të zyrtarizuara.
Ndërkaq për këto tre objektiva që kurrë nuk i braktis:
- Për të rrezistuar kundër sipërmarrjes të papërgjegjshme dhe politikisht amorale të ndonjë deputeti të përdorur e konsumuar, prej vitesh, që kërkon shtyrë nga lobi të ndryshme të ndryshojë ligjin për akademinë duke i bërë drejtuesit e saj të përjetshëm, pa e kufizuar më me një mandat detyrën e tyre, edhe pas të 75 – vjetëve,
- Për të vazhduar të promovoj modelin tim për një akademi shkencash të vërtetë, sipas modeleve perëndimore pa përjashtim, jo të kthyer në një institut kërkimesh pa aks e pa bosht, që duplikon Institute të tjera duke shpërdorur kështu paranë publike,
- Për të treguar dështimet e modelit të tanishëm të imponuar me dhunë nga një grusht deputetësh që sot nuk dihet se ku janë, të imponuar nga politika,
po, për këto tre objektiva nuk përjashtoj fare kandidimin!
Dhe sot, edhe pse ndoshta është ende herët për ta konsideruar vendim të pakthyeshëm, kam bindjen se do ta bëj!
ObserverKult
Lexo edhe:
ARTAN FUGA NGRE ALARMIN: KAM DËGJUAR SE NË KOPSHTE PO MËSOJNË PRINDI 1 E PRINDI 2
Nga Artan Fuga
Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!
Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për të zëvendësuar terminologjinë “baba”, “nënë” me termat, Prindi 1 dhe Prindi 2.
Veç të tjerash, është edhe një eksperiment i paligjshëm! Është njësoj si të vrasësh dikë për të bërë eksperiment dhe parë se çfarë bën i vrari momentin e fundit të jetës!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult