reklamë

Zgjim Sherifi: Jeta është e pasigurt, kurse fundi është afër

Fundi është afër,
afër buzëve, sy më sy
Dy maska takohen, të ngrira, të pasigurta se kush ndodhet pas tyre.
Larg diku, dikush dhezë cigaren.
Maskat flasin, bëjnë karneval;
Buzët lagen nga birra, kafeja, çaji etj, etj.
Sytë digjen nga ekrani i telefonit
Gojët ulërasin; Jeta është absurditet! Oh sa bukur!
Fluturojmë nga gëzimi, u çliruam nga fajet.
Muzika tingëllon misterioze nën zërin e Mbretit Hardhuc!
Ai dëfton; Jeta është e pasigurt, kurse fundi është afër.
Ky është fundi miku im; më thotë maska.
Fundi i buzës së qeshur dhe lehtësisë së padurueshme të jetës!
Dhe Hardhuca vazhdon; fundi i netëve kur ne përpiqeshim që të vdisnim.
Ne s’dimë asgjë dhe ky është bekim.
Ngadalë, maskat u shkrinë, gojët mbeten të hapura.
Dritë, O drit’!

ObserverKult