“Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

Filmi “Zgjoi” ka arritur sukses të ri.

Filmi “Zgjoi”, muaj më parë arriti t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët duke fituar tre çmime në “Sundance Film Festival”.

Filmi që është me regji të Blerta Bashollit tashmë ka nënshkruar marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ku edhe tregohet se me cilat kompani distribuimi ka arritur marrëveshje “Zgjoi”, transmeton rtklive.

Marrëveshjet e këtij filmi përfshijnë ndër të tjera “Kino Lorber & Zeitgeist Film” për Amerikën Veriore, “Altitude” për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë dhe “Icon” për Australi dhe Zelandë të Re.

LEXO EDHE: Variety: ‘Zgjoi’, një histori e njohur e këmbënguljes përballë patriarkatit