“Zgjoi” do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary

Zgjoi

Aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi, përmes një postimi në Instagram tha se ‘Zgjoi’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary.

Ndër të tjera, ajo tregoi edhe datat e shfaqjes së filmit dhe në cilat vende.

Postimi i plotë:

Filmi ynë ‘Hive’ është përzgjedhur për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në seksionin “Horizontet” – (një përzgjedhje e filmave bashkëkohorë më të shquar). Datat e shfaqjes:
a) Kinema Pupp – Salla 1P3 – 20/08 E Premte 16:00,
b) Salla e Kongreseve 436 23/08 E Hënë 22:00,
c) Kinema B, Salla 651 25/08 E Mërkurë 09:00,
d) Teatri Husovka – Salla7H3 26/08 E Enjte, 16:30)

Kujtojmë se, Festivali ne Karlovy Vary eshte ngjarja me prestigjioze në lidhje me filma në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe çdo vit shfaqen më shumë se 180 filma me metrazh të gjatë dhe dhjetëra filma artistike me metrazh të shkurtër, transmeton ‘botasot’.

Ndryshe, filmi ‘Zgjoi’ ka arritur të fitoi tri çmime në festivalin e filmit ‘Sundance Film Festival’.