Zhdukja ‘e mistershme’ e këtij qytetërimi

Rrënojat e Angkor Vat, në Kamboxhia, janë vetëm një pjesë e vogël e kryeqytetit të Perandorisë Khmer, e cila gjatë Mesjetës sonë, mes viteve 1000 dhe 1200, zinte një pjesë të mirë të Kamboxhias sotme, Laosit, Tajlandës dhe Vietnamit jugor.

Misterin e qytetit, një mrekulli e kulturës dhe arkitekturës Khmer, e thellon fakti se ju nuk mund ta kuptoni se sa shumë njerëz banonin, sepse shumica e tyre ende qëndron e fshehur në xhungël, transmeton ‘bota.al’.

Fundin e këtij qytetërimi e përcaktoi një kombinim faktorësh, nga sulmet e jashtëm, tek problemet e ujitjes që ndikuan në të lashtat e orizit, e deri tek sëmundje dhe luftërat mes familjeve mbretërore. Armatat siameze të Ajutajas (Tailanda e sotme) i dhanë fund perandorisë Khmer në vitin 1431.

Lexo edhe:

Misteri që lidh piramidat e Egjiptit me qytetërimin e Majave

ObserverKult