Zija Çela: Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje…

zija çela

“Trokitje” nga Zija Çela

(Sot e gjithmonë.)

Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?” Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.”
U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë. Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri.

Në dyzet e pesë u ndamë. Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha:
“Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?”
“Jo”, thashë, “vetëm desha të dija nëse është mirë.”
“Ajo është mirë”, tha.

Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di nëse është zgjuar nga gjumi dhe vazhdon të jetë mirë. Ndoshta kur të bëhem gjashtëdhjetë, do të pyes veten: “A do ta shoh përsëri?”. Nëse në gjashtëdhjetë e pesë nuk do të jetë ajo që do të trokasë tek unë, shtatëdhjetë vjeç do të martohem me një tjetër. Kam frikë të plakem, por sidomos kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje.

(Shkëputur nga romani “Gjaku i dallëndyshes” të Zija Çela)

ObserverKult  


Shen Valentini

Lexo edhe:

HISTORIA E DHIMBSHME QË FSHIHET PAS FESTËS SË SHËN VALENTINIT

Sot është 14 shkurti, dita e Shën Valentinit e njohur në shumë vende të botës, si Dita e të Dashuruarve.

Në këtë ditë të veçantë të vitit, pjesa më e madhe e çifteve shkëmbejnë urime dhe dhurata ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë si një festë komerciale dhe të shtrenjtë.

Dita e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm italian, por ka disa histori se kush ishte ai. Besimi popullor për Shën Valentinin është se ai ishte një prift nga Roma në shekullin e tretë pas Krishtit, transmeton ‘a2news.com’.

Klaudius, perandori i atëhershëm i Romës, donte që burrat të mos krijonin familje, por të futeshin në radhët e ushtrisë. Kështu ai anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës, por Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, i martonte çiftet fshehurazi. Kur kjo u mor vesh, peshkopi u arrestua dhe u dënua me prerje koke.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult