Nga: Zija Çela
E ndiej si në shkallët e hierarkive politike dhe në hambarët e shoqërisë civile gjëmon kori servil. Po shihet qartë si njerëzorja nuk ka më vlerë, kur baltë bëhet dinjiteti dhe nderi qenërisht hidhet n’erë.
Pse mbyllim sytë? S’e di pse mbyllim sytë, mos presim balta me na mbytë?!
Ç’është kjo shoqëri?! S’e di ç’është kjo shoqëri, por ngjan e mbushur gjithë marrëzi. Korja jashtë – luks i ri, në brendësi – plot varfëri, hendeku ndarës – pafundësi, heshtja – kavernë në mushkëri.
Flasim pastaj për demokraci!… Demokracia e zhvilluar s’vjen kurrë si peshqesh nga burokracia, ashtu si liria s’ka ardhur kurrë nga burracakëria.
*Titulli i origjiinalit: “Nderi dhe balta”
Nga: “Fletorja e Shënimeve”
ObserverKult
Lexo edhe:
ZIJA ÇELA PËR HUMBJEN E DJALIT TË VETËM: IU DREJTOVA ZOTIT, MERRE MEQË E DASHKE KAQ SHUMË
Shkrimtari Zija Çela është rrëfyer për humbjen e djalit të tij të vetëm. Ai tregon sesi e lidhi historinë e tij me atë të Abrahamit dhe sesi iu drejtua Zotit në orët e fundit të djalit.
“Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik, bashkëpunëtor. Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane, disa kryevepra të Dino Buzatit, Paolo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.
Tani është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali. Kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma dhe Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin.
Abrahami e mori, i vuri thi kën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin. Atëherë unë kam ngritur kokën..
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU