Zija Vukaj: Migjeniane

migjeni

Nga Zija Vukaj


Ka mundësi që lexuesit t’i shpëtojë një realitet artistik te “Baladë qytetëse”. Dhe ikën e rrëshqet për shkak të përqendrimit tek dhimbja. Dhe Migjeni, si mjeshtër bardh- e- zi-e, na sulmon me emocione të dyfishta brenda një hapësire të vogël e tepër të kufizuar. Pas dramës tronditëse të gruas, autori, në po atë vend të ngushtë pohon:

“Dikur,
kur gjit’ e saj me kreni
shpërthejshin n’aromë,
kur ish e njomë, atëherë e dashunojshin shumë zotni.”

Thuajse asnjëherë figura e femrës në letërsinë tonë të kohës e më vonë, nuk jepet me kaq sensualitet brenda dramës së saj: ajo është një lule që çel, ajo ka aromë dhe aroma shpërthen nga burimi i jetës “gjit’ e saj”.

Këtë impuls artistik studiuesit modernë mund ta vendosin brenda kornizave të teorive të ndryshme, duke filluar me Frojdin e më tej, por ajo që bie në sy këtu është kthjelltësia e shikimit dhe mbresa tronditëse që krijon magjia hyjnore e femrës në vegimin migjenian.

Duket sikur ky shpërthim është një lëkundje shpirtërore që rrafshon çdo qëndrim hipokrit e të shpifur në raport me efektet e misteret e vërteta të bukurisë femërore. “Me kreni” (krenari- është ndjesia e parë e së bukurës= krenaria). Këtu gjejmë shpjegime për shumë pikëpyetje lidhur me kategorinë estetike të së bukurës. Duket si rebelim dhe protestë e sensualitetit që morali tradicional e përjashton për shkak të një falsiteti etik, brenda paradigmave të bukurisë.

ObserverKult

Zija Vukaj

Zija Vukaj


Lexo edhe:

ZIJA VUKAJ: MJESHTRIT DHE DISHEPUJT

Për mjeshtrit dhe dishepujt, shkruan shkrimtari Zija Vukaj

Gjithë historia e kulturës botërore është ndërtuar e trashëguar nën paradigmën madhështore mjeshtër- dishepull. Kjo, për faktin se jeta e njeriut është kaq e shkurtër, sa dikush e ka quajtur koha e një psherëtime.

Si segment kohor është në kufijtë e hiçit dhe secili dëshiron që këtij hiçi t’i japë një kuptim. Pasunarët i japin këtij hiçi kuptimin e parasë, mitomanët i japin këtij hiçi kuptimin e lavdisë, diktatorët i japin hiçit kuptimin e pushtetit, ziliqarët i japin intrigën e kështu me radhë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU