Zjarr në kështjellën 400-vjeçare në Japoni, rrezikohet trashëgimia botërore

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka shprehur trishtimin për zjarrin që Kështjellën Shuri të Okinawës në Japoni.

“Me shumë trishtim po përcjellim lajmin për zjarrin që përfshiu Kështjellën Shuri të Okinawës në Japoni, Pasuri Botërore e UNESCO-s, simbol i këtij qyteti”, shprehet IMK.

Po ashtu, Instituti i Monumenteve të Kulturës shton se “Kështjella, për më shumë se 400 vite, kishte shërbyer si seli e Mbretërve të Ryukyu. Kjo ngjarje ka prekur miliona njerëz, të cilët kanë bashkëjetuar me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës”.

“Mendimet dhe Lutjet tona janë me Japoninë dhe me të gjithë adhuruesit e këtij objekti të trashëgimisë botërore”, shprehet IMK.