“Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik, bashkëpunëtor.
Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane, disa kryevepra të Dino Buzatit, Palo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.
Tani është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali, kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma.
Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin. Abrahami e mori, i vuri thikën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin.
Atëherë unë kam ngritur kokën dhe duke e ditur fort mirë se dash aty nuk kishte përveçse tim biri, kam ngritur kokën dhe i kam thënë: Zot, tashi, tashi merre Dritanin meqë e doke kaq shumë dhe me këto fjalë jam ndarë prej birit tim.
Kam parë gjithë atë javë që dielli lind këtej dhe Hëna është ala në qiell. Duket e çuditshme, sepse kozmozi ka trajektorët e veta dhe Hëna është zonja e Natës, fanari i Ditës është Dielli. Dhe pyes veten ndonjëherë: pse dalin këto?
Pse thyhen rregullat e kozmosit? A mos vallë nga dëshira për ta parë njëri-tjetrin? Pa u përballur dielli me hënën? Dhe në këtë fuqi kozmike depërton malli, malli për Dritanin. Dhe nganjëherë më duket sikur arrij të shoh sesi ndrin fytyra e tij atje te Parajsa e Zotit, por kështu është jeta, Zotit pyetje nuk i bëhen.
Unë e ndiej që është brenda meje dhe pa i bërë pyetje me besim ecet përpara. Tani na ka lënë Lonën që e dua si bijën time sepse ajo nuk vuri fat tjetër, rriti fëmijët. La Kevinin djalin e vet 5 vjeç dhe vajzën 3 muajshe Livien, ato janë dy zemrat e gjyshit”, u rrëfye, kohë më parë, Zija Çela për “E diell”.
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _