Zot, vetëm zemra nuk plaket!

zot ramadan mehmeti atdheu

Zot, vetëm zemra nuk plaket, prozë poetike nga Ramadan Mehmeti

Vjeshtë e vonë e moshës.
Pemë e tharë, gjethet kanë ikur. Asnjë zog të fluturojë, asnjë fryt për fytin tim të tharë. As në tavernë s’do të ketë raki rrushi, nuk do të ketë as qiell, as hënë nuk do të ketë. Çdo gjë është kredhur në mjegull dhe – ja, damarët e tokës si këputen të tharë, si digjet trupi…
Zot, vetëm zemra nuk plaket.
Gjithë kjo vjeshtë e zbrazët e – zemra, ky zog i përhershëm i dashurisë, vjen e gjelbëron, fluturon në ëndrrën time. Nuk e ndalin shiu, bora, stuhia. Vjen tek unë – në zemër thur folenë. Dhe tash është aty, në këtë dimër të gjatë. Aty është dhe tash, sado që ëndrrat e mia kanë mbetur pa adresë.
Fryn egër. Gjethet ikin.
Vjeshtë e vonë e moshë.

ObserverKult

Lexo edhe:

PARA SE TË VDISTE, ARDIAN KLOSI: SHPËTOMË, O ZOT, AMAN NGA SHQIPTARËT!

ardian klosi zot


I shoh të munduar me kryet në hi
Luftojnë të jetojnë s’jetojnë dot pa luftë
Rrëzohen dhe ngrihen dërrmohen prapë çohen
Batakut i ikin të venë në batak
Po gjakun s’e prishin se prapë do luftojnë
Me thonj e me dhëmbë të kapen pas jetës
Me kryet në hi ta gjejnë një copë bukë
Dhe qeshen e qeshen
Mes baltës ngërdheshen
Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.

Poezinë e plotë e gjeni KETU