Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka pohuar se Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, nuk është serioz për të zhvilluar “dyluftimin në kafaz”.
Në një postim në Threads, një platformë e mediave sociale digjitale e lansuar më 5 korrik si një konkurrent i X, Zuckerberg tha se i ka ofruar Musk “një takim të vërtetë” për dyluftim.
“Unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se Elon nuk është serioz dhe është koha të ecim përpara. Unë i ofrova një takim të vërtetë…
Elon nuk do që të konfirmojë datën. Më pas tha se kishte nevojë për operacion. Tani kërkon të bëjë një raund praktik në oborrin e shtëpisë time”, tha ai.
Musk në përgjigjen e tij në platformën X, e quajti Zuckerbergun “pulë”.
Fillimisht Musk kishte shprehur gatishmërinë e tij që të ballafaqohet në dyluftim në rastin e parë.
Ndërkohë Musk e kishte sfiduar Zuckerbergun në një duel pas raportimeve se CEO i Meta do të hapte një rrjet të mediave sociale të ngjashme me Twitter.
Më 22 qershor, Zuckerberg njoftoi se kishte pranuar ofertën për “dyluftim në kafaz”.
Themeluesi i Teslas kishte thënë gjithashtu se ishte në bisedime me autoritetet italiane dhe ata kishin rënë dakord për një “lokacion epik” për dyluftimin. Të ardhurat e të cilit do të shkojnë për veteranët dhe spitalet pediatrike në Itali.
ObserverKult
Lexo edhe:
PAS BLLOKIMIT TË FACEBOOK, INSTAGRAM DHE WHATSAPP, PROBLEME EDHE PËR NETFLIX
Netflix ka pasur probleme ditën e djeshme, me mijëra përdorues në mbarë botën.Përfshirë Shqipërinë, që nuk kanë mundur dot të lidhen “online” me platformën e famshme të serialeve dhe filmave.
Abonentët kanë pasur probleme me shërbim të ngadaltë. Nuk kanë mundur të kenë qasje fare në shërbim.
Pavarësisht se Netflix është kthyer për shumicën e përdoruesve, ende ka probleme.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult