Zyrtare: Ky është filmi shqiptar që konkurron për çmimin “Oscar”

Filmi “Alexander” është kandidatura e Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film”, edicioni i 96-të i çmimeve “Oscar”.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri njoftoi se komisioni pranë saj përzgjodhi filmin dokumentar me regji nga Ardit Sadiku. 

QKK shprehet se në këtë film dokumentar nga Ardit Sadiku sakrificat e shqiptarëve për liri janë subjekt i tij.

“Një ngjarje sa e rrallë, dhe po aq përfaqësuese e shumë të tjerave që dëshmojnë sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve për liri, është subjekti i këtij dokumentari.

Kjo është historia e mekanikut të flotës detare Aleksandër Gruda, i cili në vitin 1990 rrëmbeu një anije luftarake dhe u arratis nga Shqipëria.

Liria për të dhe familjen e tij, erdhi vetëm në këmbim të një sakrifice të madhe”, thuhet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

QKK shprehet se përzgjedhja e filmit dokumentar “Aleksandër” u bë nga komisioni që përbëhej nga Arben Lami (kryetar) dhe anëtarë: Gerta Qurku, Eno Milkani, Genc Përmeti dhe Florenc Papas”.

Ky është dhe film dokumentar i parë, që është kandidaturë e Shqipërisë për çmimet “Oscar”.

Çmimet do të akordohen nga “The Academy of Motion Pictures Arts” and “Sciences” në ceremoninë e përvitshme, më 10 mars 2024.

Rreth filmit të Ardit Sadikut

Filmi dokumentar “Alexander” pas premierës botërore në festivalin e filmit “Dokufest” në Prizren në Kosovë më 6 gusht pritet që të shfaqet muajin që vjen dhe në Tiranë e qytetin e Shkodrës.

Më 5 tetor do të shfaqet në kinema Cineplexx dhe Qendra e Artit Agimi në Tiranë, si dhe në kinema Millennium Shkodër.

Aleksandër Gruda, portier në një nga hotelet e Trump në New York, është heroi i dokumentarit të fundit nga regjisori Ardit Sadiku.

Gjatë rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1990, mekaniku i anijeve luftarake i quajtur Aleksandër Gruda ndërmori një nga bëmat më të guximshme të historisë së fundit njerëzore.

Menjëherë pasi u pushua nga Marina Shqiptare, Aleksandri dhe miqtë e tij hartuan një plan piraterik për të vjedhur një anije luftarake me qëllim që të largoheshin nga vendi; kundër të gjitha gjasave, ata ia dolën drejt Jugosllavisë edhe pse duke u sulmuar me mortaja, helikopterë dhe mitraloz.

Më herët regjisori Ardit Sadiku ka treguar se në përgjithësi, ky film bazohet në një gjuhë të ndërtuar kinematografike dhe shqisore për ta çuar audiencën pas në kohë në një moment shumë specifik – 11 shtator 1990, kur Aleksandër Gruda dhe familja e tij hynë në një nga aventurat më të guximshme të Luftës së Ftohtë. 

“Alexander” (2023), prodhimi më i fundit i ASF, u realizua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (QKK) dhe ishte një bashkëprodhim me Bayou Road Films, me bazë në SHBA.

Të tjerë filma të Ardit Sadikut përmendim “Freestyle” dokumentar me metrazh të gjatë; “Shirit” film i shkurtër; si dhe filmat e gjatë artistikë “Takimi në ajër”, “Mali i harruar” dhe “Life Betëeen the Waters”.  /Sot.com.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KY ËSHTË FILMI BIOGRAFIK MË I SUKSESSHËM I TË GJITHA KOHËRAVE!

“Openheimer” është filmi që tregon historinë e “babait” të bombës atomike që sillet në jetë nga Christopher Nolan.

Ndërkaq, së fundmi ky film ia ka dalë që të thyejë një tjetër rekord. Prodhimi i Christopher Nolan është zyrtarisht filmi biografik më i suksesshëm në historinë e kinemasë botërore.

Filmi ka tejkaluar 912 milionë dollarë të ardhura duke lënë pas “Bohemian Rhapsody” në vendin e dytë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ervin hatibi

ERVIN HATIBI: VAJZAT E TRANZICIONIT

Poezi nga Ervin Hatibi

(kujtime)

Hyrje.

pjesëmarrje vullnetare
e fytyrave nëpër
dekore qytetare
faqe që përtërihen
faqe vajzash, fasada dekadash
që përhihen në
fizarmonikime
kolibrore
ditaresh
të një
(dy, tre, katër, pesë…)
adoleshence
me afat të parashikuar skadence

Thirrore korridori.

Goca t’buk’ra të rinisë sime të parë
Për ju më hapen e më bien përduarsh
Freskoret kineze të enumeracionit
Me ju hapen e mbyllen afresket
Përgjithësisht bardhezi
Të arkivave të tranzicionit

“… Sonila Sopi u gjet e therur
Në Milano, në plehra e hedhur”
Gocat e buk’ra të rinisë sime të parë
Ju ishit pa e ditur dhe pa faj
Bija të luleve të San Françiskos oqeanike
Por shampot ju vinin nga Bullgaria
Fallco dhe ballkanike
Ju vetëm liri, liri kërkonit

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult