Zyrtare nga PriFest: Ja filmat që do të shfaqen sivjet

Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest i cili nis më 12 shtator, për pesë ditë radhazi do të jetë i hapur.

Tashmë nëpërmjet faqes së tyre në Facebook, ky festival ka bërë publik orarin e shfaqjes së filmave.

“PriFest 2023” do të hapet me filmin “Toka brenda meje” nga Fisnik Maxville, bashkëprodhim i Kosovës dhe Zvicrës, derisa duhet theksuar se përveç programit garues të filmave, në “Prifest” janë paraparë dhe aktivitete të tjera.

Ndryshe, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, i njohur gjithashtu si Festivali i Filmit dhe PriFilmFest, është një festival filmi që mbahet çdo vit në Prishtinë dhe shfaq prodhime të njohura ndërkombëtare të kinemasë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, dhe tërheq vëmendjen në industrinë e filmit kosovar.

Orarin e plotë të shfaqjes së filmave mund ta shihni KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

NË PRISHTINË FILLOI FESTIVALI “DAM”, MUND TA NDIQNI DERI MË 9 SHTATOR

Artistë të shumtë vendorë e të huaj duke filluar nga dje e deri me datë 9 shtator, pra për pesë netë radhazi do të performojnë në Festivalin “DAM 2023”. Ky edicion i 18-ti me radhë që po mbahet. Ky festival po mbahet në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.   

Violinistet nga Hungaria, Amira dhe Mariam Abouzahra, të shoqëruara në piano nga nëna e tyre. Dhe pianistja Nora Emody, mbrëmë interpretuan kryeveprat nga Leo Weiner, Pablo de Sarasate. Pastaj Fritz Kreisler dhe Maurice Ravel.  

Mysafire nderi në përmbyllje do të jetë flautistja Luisa Sello Flutist, Ambasadore e Muzikës dhe Kulturës Italiane. Ajo do të performojë së bashku me talentët tanë muzikorë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult