
Ju ftojmë t’i lexoni 10 citate të zgjedhura për Shqipërinë dhe shqiptarët:
“O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.
I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”
Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…” / Homeri (Iliada)
“Përveç trimërisë, që është e natyrshme te shqiptarët, ata janë krejt të çiltër, gjë që s’është karakteristike për orientalët.”/ Fransua Pukëvil
“Nuk dimë nëse këta kavalierë shqiptarë të shpejtë dhe me mjekra janë njerëz apo demonë.”/ Napoleon Bonaparti
“Të rrept bijt e shqipes! Po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira.”/ Xhorxh Bajron
“Tokë shkëmbinjsh, djep trimash dhe njerëz të fortë.”/ Aleksandër Duma
“Epiri, kjo Zvicër e antikitetit, kishte një monument lavdie nënprijësin e tyre Pirro, një komandant i përkryer.”/ Alfred Gilleron
“Sado të varfër të jenë malësorët, janë krenarë të presin miq. Sipas tyre, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.”/ Aleksander Degrand Jules
“Ky është një komb luftëtarësh, të cilët, ndoshta, për nga trimëria, krenaria dhe shpërfillja e frikës mund të maten me çdo tjetër në botë.”/ Fred Xhorxh Uilliams
“Shqiptarët kanë një frymë perëndimore, ata janë të gjallë e kuriozë, të gëzueshëm e të hapët në miqësi.”/ Franc Babuger
“Njeri i jugut, gjithmonë njeri i jugut, ai për të mos qenë i ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të vet. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash, për shokë e miq. Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrije i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste…”/Stefan Cvajg
ObserverKult
Lexo edhe:
NUK MUND TË KONTROLLOJ SE ÇFARË THONË TË TJERËT, POR MUND TË VENDOS SE SI TË REAGOJ…