10 gjëegjëza: E ke gjithmonë para vetes, por nuk e sheh dot…

gjëegjëza

Gjëegjëza, e kush nuk është sprovuar me to?

Ato janë krijime të vogla popullore, zakonisht në vargje që kërkojnë përgjigje për një pyetje të bërë në mënyrë të tërthortë.
Quhen edhe kashelashë, ojza, gjëza.

Gjëegjëzat kërkojnë të gjendet një send a dukuri të cilën e përshkruajnë në mënyrë të figurshme ose me perifrazë. Ka dhe gjëegjëza që u ngjajnë problemeve aritmetike ose kërkojnë zgjidhje çështjesh të ngatërruara.
Sendet, dukuritë e çështjet rreth të cilave krijohet gjëegjëza janë ato me të cilat ka pasur të bëjë populli gjatë jetës së vet: njeriu, shtëpia dhe orenditë shtëpiake karakteristike, mjetet e punës, ushqimet, veshja etj.

Në vazhdim ju sjellim disa prej tyre:

  1. Çfarë është një gjë që është e mbushur vrima por mbanë ujë? – Sfungjeri

2. E ke gjithmonë para vetes, por se sheh dot? – E ardhmja

3. Ku mund të gjesh shtete, qytete, dete, rrugë dhe dyqane por asnjëherë njerëz?- Në hartë

4. Ka qafë s’ka kokë? Shishja

5.Jam i gjatë kur jam i ri, jam i shkurtër kur plakem, çfarë jam unë?- Qiri

6. Çfarë është shumë e lehtë për tu futur por shumë e vështirë për të dalë?- Telashet (Problemet, Ngatrresat)

7. Çfarë udhëton nëpër botë por qëndron në një vend?- Pulla

8. Cilat janë dy gjëra që nuk mund t’i hani kurrë në mëngjes?- Dreka dhe Darka

9. Nëse një gurë me ngjyrë të kuqe e hedhim në deti, çfarë do të ndodhë?- Guri do të laget

10. Më blini për të ngrënë por asnjëherë nuk më hani, çfarë jam?- Pjata

ObserverKult

Lexo edhe:

20 gjëegjëza: Është sa një arrë, por i ngjitet malit pa këmbë?