Nënë Tereza: Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata

Nënë Tereza

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Nënë Tereza:

“Sa më pak kemi, aq më shumë dhurojmë…Duket absurde, mirëpo kjo është logjika e dashurisë.”

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

ObserverKult


Lexo edhe:

“PO KY BURRË KUSH ËSHTË?”, NËNË TEREZA S’E NJOHU ENVERIN! , BISEDA E SIKLETSHME MES SAJ E NEXHMIJES

Vakti që u shtrua për Nënë Tereza-n në shtëpi nga Nexhmija ishte i pasur dhe i larmishëm, i përgatitur nga kuzhinieri i familjes, Miço Madhi, i cili i gatuante Enverit. Menyja ishte e  zgjedhur me finesë, me specialitete, e kombinuar me gjellë karakteristike shqiptare, e porositur nën kujdesin e veçantë  të drejtpërdrejtë të Nexhmijes. Por bamirësja e shquar thuajse nuk hëngri e nuk preku asgjë me dorë.

Isuf Kahlo rrëfen ndejën e skletshme:

Lutjeve insistuese të së zonjës së shtëpisë për të provuar diçka, ajo iu përgjigj me falënderime, por në fund tha se do të ishte e lumtur nëse gjithë ato ushqime që mbetën të paprekura do t’ia mbështillnin që t’i merrte me vete për t’ua dhënë të varfërve të uritur. Një kërkesë e tillë tingëlloi si provokim, por nuk ishte e tillë. Ajo e kishte bërë edhe në pritje ceremoniale të tjera ku ishte e ftuar.

Por e shqiptuar në atë  tryezë të pasur dhe në atë mjedis relativisht luksoz, që kontrastonin dukshëm me ata të njerëzve të tjerë, që Nënë Tereza pati takuar në Shqipëri, mos ishte vallë ky mesazh elegant qortimi ndaj mirëpritëses së saj për pabarazinë dhe njëkohësisht një farë apeli për të kthyer më shumë sytë, vëmendjen dhe zemrën te të varfrit e të vuajturit në vendin tonë?  Mëshirëmadhja nuk mbante mëri.

Tesktin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult