10 thënie motivuese që ju bëjnë të hidheni në veprim

Në vazhdim gjeni 10 thënie motivuese:

1. “Ne jemi pikërisht ajo që bëjmë vazhdimisht. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një zakon.” – Aristoteli

Perfeksioni nuk është kurrë masa për të matur suksesin. Por është koha e duhur për t’ju vënë pas zakoneve që nxisin përsosmërinë.

2. “Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Dr. Martin Luther King Jr.

Kur ditët e këqija vijnë drejt jush, mos e humbi shpresën. Iniciativa e lirë është një aventurë dhe si çdo histori e bukur ka uljet dhe ngritjet e saj. Mbështetu tek ai person i suksesshëm që kini në mendje dhe ngjitni shkallët e para të besimit në rrugën që po ndiqni. Do të jetë për të mirën tuaj.

3. “Vepro ose prano.” – Anonime.

Shprehje e bukur sepse në fund të ditës jeta varet nga ju. Ju mund të zgjidhni të pranoni gjënë që nuk ju pëlqen ose mund të zgjidhni të ndërmerrni veprime. Gjithçka varet nga ju.

4. “Shumë ide të mëdha ikin pa u realizuar dhe shumë zbatues të mirë janë pa ide. Njëra pa tjetrën janë të pavlefshme.” – Tim Blixseth

Pra, doni të bëni diçka të sukseshme? Shumë mirë. Do tju duhet një ide e madhe si dhe një vizion. Por nuk është mjaftueshëm. Ju duhet ta zbatoni idenë tuaj të madhe ose pastaj nuk është e madhe.

5.”Bota merr formë më lehtë se sa e mendoni dhe ajo po pret që ju ti jepni formë”. – Bono

Jeta merr forma të ndryshme. Jeta juaj është si argjila.Varet nga ju se a do t’i jepni formën që ju dëshironi t’i jepni. Nëse e pëlqëni ose jo, ju jeni personi përgjegjës për atë që jeni dhe që ju jeni personi që mund të merrni hapat për tu zhvilluar në atë person që dëshironi. Nëse nuk dini nga t’ja nisni, kërkoni ndihmën e një mentori. Një hap i vetëm mund të transformojë komplet jetën tuaj.

6. “Të mundesh është veçse një gjende e përkohëshme. Të heqësh dorë e bën atë të përherëshme.” – Marilyn von Savant.

Ideja juaj mbase nuk funksionon. Por kjo nuk do të thotë se ky është fundi. Asnjë humbje nuk është fundi – vetëm nëse ju i jepni fundin. Varet nga ju.

7. “Suksesi është aftësia për të kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

Churchill gjithashtu ishte ai që thoshte “Kurrë, kurrë, kurrë mos hiqni dorë.”
Mos hiqni dorë dhe mos qëndroni në mënyrat tuaja të vjetra të menduarit dhe të vepruarit.

8. “Suksesi duket se është i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje vazhdimisht. Ato bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

Për të qënë i motivuar, duhet të lëvizësh përpara pavarësisht pengesave. Ekziston një koncept i gabuar se të jesh i motivuar do të thotë të mos ballafaqohesh kurrë me disfata apo dështime.

9. “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë.” – E panjohur

Gjithçka ka të bëjë me përgjëgjësinë. Ju mund t’i jepni formë dhe ta krijoni jetën ashtu siç e dëshironi ta jetoni.

10. “Ka dy zgjedhje kryesore në jetë: të pranosh kushtet ashtu siç janë ose të pranosh përgjegjësinë për ti ndryshuar ato.” – Dr. Denis Waitley
Fillon nga mendja dhe qëndrimi juaj për të kaluar në etikën tuaj të punës dhe në veprimet tuaja. A do ta siguroni suksesin tuaj? Tani është koha e duhur për ta vlerësuar dhe nëse e nevojshme, ti rivlerësoni zgjedhjet tuaja të deritanishme./ ObserverKult