Volter: Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij

Volteri, emri i vërtetë François-Marie Arouet (1694-1778), ishte një filozof dhe shkrimtar francez. Ai shkroi poezi, drama dhe vepra filozofike dhe historike.

Volteri ka ndërruar jetë më 30 maj 1778 në Paris, në moshën 83-vjeçare.

ObserverKult ua sjell disa thënie të Volterit:

Vendimi më i rëndësishëm që një njeri merr çdo ditë është ai i të qenët në humor të mirë.

Puna largon tri të gjëra: mërzinë, veset dhe nevojat.

Sekreti i të qenët llafazan është ai i të thënit gjithçka.

Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

Njerëzit janë të lirë në çastin që duan të jenë të tillë.

Vetëm punëtorët e njohin vlerën e kohës: bëjnë që ajo t’u paguhet.

Asgjë nuk kemi humbur derisa të na mbetet nderi.

Duaje të vërtetën dhe fale gabimin.

Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra dhe e zbukuroi fantazia.

Dashuria s’është e verbër. E verbër është dashuria për veten.

Do vijë koha kur njerëzit të kuptojnë se astrologët janë gënjeshtarë të pashoq.

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALIMI HISTORIK I VICTOR HUGO NË 100 VJETORIN E VDEKJES SË VOLTAIRE

Nga Aurenc Bebja

Më 30 maj 1778 u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (François-Marie Arouet).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NËSE JETA TË JEP LIMONA, BËJ LIMONADË! 35 THËNIE TË ZGJEDHURA

Thënie të zgjedhura:

“Po të mos ishin budallenjtë, bota do të ishte një vend bajat.”
– Lermontov

“Disa njerëz ngatërrojnë çmimin e shtrenjtë të jetës me çmimin e jetës së shtrenjtë.”
-Doug Larson

“Unë u flas të gjithëve në mënyrën e njejtë, pavarësisht nëse është pastrues rrugësh ose president universiteti.”
– Albert Einstein

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult