Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie për dashurinë:
Çfarë do të ishte njerëzimi, zotërinj, pa gruan? Do të ishte, zotëri, tmerrësisht i mangët. (Mark Twain)
Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë. (Ph. Sidney)
Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz)
Dashuroni, dashuroni; gjithçka tjetër është hiç. (La Fontaine)
Të mos mendojmë për të nesërmen, por ta gëzojmë këtë çast kalimtar të jetës. (Omar Kyyam)
Dashuria na vështron jo me sy, por me shpirt… (Shakespeare)
Çfarë është kënaqësia, nëse nuk është një dhimbje jashtëzakonisht e ëmbël? (Heinrich Heine)
Që dashuria është gjithçka, është e vetmja gjë që dimë për dashurinë. (Emily Dickinson)
Ata që jetojnë nga dashuria, jetojnë përgjithmonë. (Emile Verhaeren)
Kur jam me ty, e harroj kohën dhe stinët me ndërrimet e tyre: të gjitha më pëlqejnë njëlloj. (Milton)
ObserverKult
Lexo edhe:
20 THËNIE PËR JETËN: JETA NUK MATET ME GJATËSINË, POR ME ATË SI E KEMI JETUAR!
Çka është jeta? Pyetje sa e lehtë, po aq e vështirë. Mendje të thella filozofike kanë dhënë përcaktime të ndryshme se si e konceptojnë në mendjen e tyre gjënë më të çmuar që ka njeriu. Por është lëtërsia që nga antikiteti që ka trajtuar jetën, pavdekësinë, vdekjen për së gjalli etj. etj. P.sh. shkrimtari e filozofi portugez Fernando Pessoa, aq bukur e ka thënë:
“Nëse, pasi të vdes, duan ta shkruajnë biografinë time,
Nuk ka asgjë më të lehtë.
Kam vetëm dy data – të lindjes, dhe të vdekjes.
Mes njërës dhe tjetrës të gjitha ditët janë të miat.”
Ju ftojmë t’i lexoni edhe disa përsiatje tjera lidhur me këtë temë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU: