Më 19 dhjetor 1918 u mbajt Kongresi i Tiranës. Ky Kongres u zhvillua në vazhdën e veprimeve për organizimin e një kongresi mbarëkombëtar, për të arritur konsolidimin e shtetit të ri shqiptar. Të gjitha zhvillimet çuan në organizimin e Kongresit të Lushnjës, më 28-31 janar 1920, transmeton ‘atsh’.
Në organizimin e Kongresit të Tiranës, një rol të rëndësishëm luajti nënprefekti Rauf Fico. Në mbledhjen e mbajtur në zyrën e Rauf Ficos, më 7 dhjetor 1918, ku mernin pjesë Sotir Peçi, Abdyl Ypi, Ismail Ndroqi, Mytesim Këlliçi, Sinan Hoxha, Myslim Beshiri dhe Rauf Fico, u vendos që të thirreshin qarqet Elbasan, Peqin, Kavajë, Durrës, Mat, Dibër, për të biseduar për bashkimin e këtyre viseve.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell ftesën e hartuar për t’ua dërguar delegatëve që do të merrnin pjesë në Kongres, si edhe përgjigjen e delegatëve të Divjakës.
Lexo edhe:
AGIM VINCA: KONGRESI I MANASTIRIT DHE NJË DILEMË E PAQENË
Në Kongresin e Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe, e cila deri atëherë shkruhej me alfabete të ndryshme, sado kryesisht me bazë latine. Duke u përcaktuar për alfabetin latin, me të cilin edhe në të kaluarën ishte shkruar gjuha shqipe, madje që nga fillimi i dokumentimit të saj me shkrim (dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e pagëzimit dhe libri i parë shqip, Meshari, janë shkruar me shkronja latine), intelektualët shqiptarë të kohës konfirmuan edhe një herë faktin e pamohueshëm se populli shqiptar dhe kultura e tij i takojnë qarkut të latinitetit.
Në kohë të fundit na ka rënë të dëgjojmë një pyetje të padëgjuar më parë: a ishte e përfaqësuar Kosova në Kongresin e Manastirit?
Asnjë nga studiuesit që janë marrë deri më sot me këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e kombit, përfshirë edhe gjuhëtarin e mirënjohur kosovar Selman Riza, i cili “çeshtjes së abecesë së Monastirit” ia pati kushtuar një nga tri “monografinat” e tij,[1] nuk e ka shtruar këtë pyetje.
Janë rrahur shumë probleme që kanë të bëjnë me aspekte të alfabetit (debat me karakter shkencor), herë-herë edhe me delegatët e Kongresit dhe kryesuesit e tij, por askush nuk ka thënë as edhe një fjalë të vetme për gjoja “shkëputjen” e Kosovës nga pjesa tjetër e trungut shqiptar në këtë mbledhje të gjerë të intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult