11 bibliotekat publike që konsiderohen thesar të historisë botërore

librari

Bibiliotekat nëpër botë, janë cilësuar dhe vazhdojnë të cilësohen si tempuj të dijes njerëzore. Ato kanë qenë pjesë të manastireve, pallateve, muzeve, universiteteve madje edhe spitaleve.

Disa mburren me të “kaluarën romantike”, teksa të tjerët me Bibliotekën e Aleksandrisë për shembull, e cila u shkatërrua në luftë, kur u ndërruan sundimtarët dhe qeveria kishte rënë.

Disa prej këtyre bibliotekave i kanë mbijetuar sfidave të historisë dhe janë bërë shtëpi të disa prej koleksioneve më të rralla.

Nuk është e nevojshme të jesh i dhënë pas historisë apo librave për t’i çmuar këto thesare të dijes njerëzore. Në fakt, bibliotekat nëpër botë janë po ashtu të njohura edhe për arkitekturën e mahnitshme.

Biblioteka në manastirin St. Catherine (548-565)

Përmban rreth 3300 dorëshkrime në gjuhët greke, arabe, siriane, gjeorgjeze dhe sllave. Ka një ndër koleksionet më të mëdha në botë. Kjo bibliotekë është rihapur në vitin 2017, pas një renovimi tre vjeçar, dhe është në listën e UNESCO-s.

Khizanat Al Qarawiyyin (859)

Kjo bibliotekë ka rreth 4000 tekste të rralla dhe dorëshkrime të lashta arabe. Është themeluar nga Fatima al Fihria, dhe është rihapur në vitin 2016 pas një renovimi gati tre vjeçar.

Biblioteka Tianyi Pavillon (1561)

Ka rreth 300 mijë libra antikë, 80 mijë prej tyre janë me të vërtetë të rrallë. Për nga vjetërisa, konsiderohet si biblioteka e tretë publike në botë, e krijuar nga Fan Qin.

Biblioteka Mbretërore e El Escorial Monastery (1563)

Në këtë bibliotekë gjenden rreth 40 mijë libra dhe 2700 dorëshkrime të shekujve 5-18. Ky objekt ka funskionuar si manastir, pallat, bibliotekë, muze, universitet, shkollë e spital. Ky monument ishte ndërtuar për monarkët spanjollë. Tashmë është në listën e UNESCO-s.

Biblioteka e Trinity College (1592)

Konsiderohet se përmban rreth pesë milionë libra, shumica e tyre mbahen jashtë kampusit, por janë në dispozicion sipas porosive. Kjo bibliotekë ruan kopje të secilit libër të shtypur në Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Të diplomuarit e këtij kolegji kanë qasje në bibliotekë, pra pas diplomimit.

Biblioteca Palafoxiana (1646)

Ka rreth 45 mijë libra dhe dorëshkrime të rralla dhe konsiderohet si biblioteka publike më e vjetër në Amerikë. Është themeluar nga Juan de Palafoxy Mendoza. Sigurisht, është në UNESCO.

Salla e Bibliotekës Clementinum (1722)

Ka rreth 20 mijë libra që datojnë qysh nga viti 880. Disa nga librat e rrallë u janë dhënë në dispozicion Google-s, që t’i digjitalizojë. Është pjesë funskionale e univeristetit Clemntinum.

Biblioteka Raza (1744)

Ka rreth 17 mijë dorëshkrime në gjuhët arabe, persiane, pashtu, sanskrit, urdu, hindi dhe turke, si dhe 80 mijë libra shtesë. Konsiderohet si një ndër bibliotekat më të vjetra dhe më të rëndësishme në Azinë jugore. Kjo bibliotekë është krijuar nga koleksioni personal i Nawab Faizullah Khan.

Stiftsbibliothek Admont (1776)

Kjo bibliotekë ka rreth 70 mijë material, 1400 prej tyre janë dorëshkrime të rralla të shekullit 8, dhe 530 libra para vitit 1500. Njihet për sallën e madhe e bibliotekës (konsiderohet si më e madhja në botë).  Është ndërtuar nga Josef Hueber. Vizitorët mund ta shëtisin dhe ta vizitojnë këtë monument pa ndonjë guidë/udhërrëfyes.

Real Gabinete Portugues de Leitura (1837)

Ka rreth 350 mijë libra nga shekujt 16, 17 dhe 18. Përmban nga një kopje të secilit material që publikohet në Portugali.

Biblioteka shtetërore e New South Wales (1845)

Në koleksionin e kësaj biblioteke gjenden më shumë se pesë milionë artikuj, dhe njihet si biblioteka më e vjetër në Australi. Është biblioteka e parë publike e New South Wales. Librat në këtë bibliotekë po ashtu dokumentojnë për trashëgiminë e Australisë dhe Oqeanisë. Oldest.org./në shqip: ObserverKult