Baleti Kombëtar i Kosovës edhe sivjet me program të pasur, “Rebounds. A Basketballet” do të jetë shfaqja e parë

Foto ilustrim

Baleti Kombëtar i Kosovës edhe kët vit sikurse vitin e kaluar do të ketë program të pasur e cilësor.

Tashmë kanë filluar provat për shfaqjen e parë që do të mbahet për këtë vit, siç është “Rebounds. A Basketballet”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi për media.  

Lidhur me këtë shfaqje është duke u punuar me dy koreografë gjermanë, Friederike Lampert dhe Jochen Roller  

Kjo shfaqje do të mbahet me 15 shkurt të këtij viti ndërkaq planifikohet të mbahet edhe jashtë vendit.

Ndryshe, Friederike Lampert dhe Jochen Roller janë dy koreografët gjermanë me të cilët BKK-ja ka bashkëpunuar edhe para 7 vitesh për shfaqjen ‘New Born’, shfaqje kjo e cila është shfaqur në kryeqytetin tonë, në kryeqytetin e Gjermanisë dhe në Hamburg.

ObserverKult  


vdis i ri, thenuie te zgjedhura per observerkult

Lexo edhe:

IOANNIS POLEMIS: KUR TË GJENDET VDEKJ’ E ZEZË PËRBALLË ME DASHURINË…

Rrjedh koha, ikën porsi lumë, në krah të saj rend jeta
e çdo gëzim që gurgullon priret nga tatëpjeta,
shuhen ëndrrime të pafund e lule në ngjyrë alle
e bëhen pluhur, humbëtirë, shpresa, buzëqeshje, halle.
Del vdekja e pavdekshme nëpër lendina e ara,
pa pikë mëshire pret e korr gjithçka që i del përpara.

Rrjedh koha, ikën porsi lumë. Tek gurgullon e ngutet,
nuk merr veç gazin e harenë, zambakun që këputet,
po merr me vete çdo mjerim, çdo plagë e hidhërim
dhe dëshpërimi kobëzi tek koha gjen shërim.
Dhe ndodh që vdekja gjëmëzezë, që dhembjen s’e beson,
tek e merr jetën rrokullimë, vetë dhembjen ngushëllon.

Kalo moj kohë, rrugës që shkon, si nder po ta kërkoj
veç sa të shoh në prehrin tim vajzën që dashuroj
preje furinë e flatrave, tek nguten të shkojnë vitet,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObseverKult