12 ditë xhirime në orbitë, aktorja dhe regjisori rus kthehen në Tokë

Një aktore dhe një regjisor rus janë kthyer në Tokë pasi kaluan 12 ditë në hapësirë për xhirimet e një filmi.

Aktorja dhe regjisori rus, Yulia Peresild dhe Klim Shipenko, u pritën me lule nga mediat e pranishme. Ndërkohë që ajo u shpreh se 12 ditë kaluan shumë shpejt.

“Në fillim, mendoja se 12 ditë në hapësirë do të më dukeshin pafund, por kur erdhi dita e fundit, as nuk doja që të ikja”, tha Yulia.

Filmi i tyre, nëse do të realizohet, do të jetë i pari i xhiruar në hapësirë, duke ia kaluar projektit të lajmëruar vitin e kaluar nga Tom Cruise, që tha se do të bashkëpunonte me NASA-n dhe SpaceX të Elon Musk.

———————————————————————————-

LEXO EDHE: NGACMOI INFERMIEREN, MIKU TREGON SI KADRI ROSHI U DËNUA PËR IMORALITET

Përpara viteve ’90, duhet të mendoje e të veproje ashtu siç donte partia. Mendime të dyta nuk mund të kishte. Në të kundërt kishte pasoja. Nuk mund ta ndërtoje as jetën personale si doje. “Njeriu i ri”, duhet të ishte krejt i “përkorë”. Sepse Kadri Roshi, guxoi e “I futi duart” infermieres në spital, u dënua me punë në guroret e Dajtit. Le të kishe ndonjë vëlla të arratisur apo njollë në biografi!!!

Në librin e tij me kujtime, “Të pathënat”, promovuar kohë më parë, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë, Muharrem Fejzo (tashmë i ndjerë), ndau me publikun ca nga ato sekretet e paskuintave.

Përpara se një film të merrte formën që ne shohim në ekran ai duhet të kalonte një rrugë të gjatë, shpesh peripetike, që as mund të imagjinohen. Nuk ishin çështje që lidheshin thjesht me krjimtarinë, por edhe me jetën personale të artistëve.

Një nga ata filma që ka pasur jo pak pengesa, ka qenë “Fijet që priten”. Një nga rolet kryesore, atë të Marko Ruvinës e luan Kadri Roshi.

Por nuk kishte qenë e lehtë ta sillje në sheshxhirim. Fejzo tregon se në atë periudhë (1975), Kadriu ishte i dënuar për “imoralitet” me punë të detyruar në Dajt. Pas shumë ndërhyrjesh u bë e mundur pjesëmarrja e tij në film…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU