121-vjetori i lindjes, mbrëmje letrare për Lasgush Poradecin

Mbrëmja letrare “O mall, o dashuri, o përgjithnjë jetë” u mbajt në këtë 121-vjetor të lindjes së poetit Lasgush Poradecit në qendrën artistike që mban emrin e tij në qytetin e lindjes.  

Përpos poezive të poetit, i cili nuk bëri kompromise me regjimin komunist, por shkroi në shqip lirika të perceptueshme për lexuesit vendas, artistët e kësaj qendre sollën dhe performanca në balet dhe muzikë. 

Llazar Gusho ose ndryshe Lasgush Poradeci u lind në Pogradec. Kreu studimet e larta në Bukuresht dhe është autor i dy vëllimeve poetike “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”. U shua në 12 nëntor të vitit 1987./reporttv