13-vjeçarja shqiptare ngre në këmbë publikun dhe jurinë e “The Voice” në Gjermani (Video)

Është Eliana Kallo, vajza shqiptare që po bën shumë “zhurmë” në Gjermani.

Madje, ajo po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e “The Voice Kids Germany”.

Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën  Gayle – Abcdefu, këngë kjo e vështirë.

Ishte juria ata që u habitën me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, emra të njohur të skenës muzikore botërore, të cilët pa hezituar shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”. /albeu.com

ObserverKult


Lexo edhe:

15-VJEÇARI SHQIPTAR SHKËLQEN NË ‘THE VOICE KIDS’ NË GJERMANI: I KAM PASUR SYTË MBYLLUR DERI NË FUND

15-vjeçari shqiptar, Sefidin Xhemaj, i lindur dhe rritur në Austri, ka shkëlqyer në ‘The Voice Kids’ në Gjermani.

Ai ishte pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar zemrat e shumë personave, të cilët shpresonin që ai të fitonte.

Sefidini ishte i ftuar në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej te zëri dhe emocionet.

“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult