15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids’ në Gjermani: I kam pasur sytë mbyllur deri në fund

15-vjeçari shqiptar, Sefidin Xhemaj, i lindur dhe rritur në Austri, ka shkëlqyer në ‘The Voice Kids’ në Gjermani.

Ai ishte pjesë e “The Voice Kids” në Gjermani dhe arriti deri në gjysmëfinale, duke fituar zemrat e shumë personave, të cilët shpresonin që ai të fitonte.

Sefidini ishte i ftuar në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku tha se gjatë gjithë këngës ishte me sytë mbyllur, në mënyrë që të përqendrohej te zëri dhe emocionet.

“Sytë e mbyllur i kam pasur deri në fund. Kam pasur në mendje zërin tim dhe këngën”, rrëfeu 15-vjeçari.

Ndërsa, nëna e djalit, Mirnete Xhemaj u shpreh: “Kemi qenë shumë të emocionuar dhe shumë krenarë të shihnim djalin tonë në një skenë aq të madhe”./gazeta-shqip

LEXO EDHE: Shqiptarja që po impresionon me zërin e saj jurinë e “The Voice of Germany”

15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'
15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'
15-vjeçari shqiptar shkëlqen në ‘The Voice Kids'