15 shfaqje muzikore nën moton “Më të fortë së bashku”

Aktivitetet kulturore të programuara në kuadër të Javës së Europës 2020 fillojnë sonte ora 19.00 nën moton “Më të fortë së bashku”. Çdo mbrëmje në faqen në Facebook të Bashkimit Evropian në Shqipëri:  artistët e mirënjohur Diodato, Amëin, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, Andrra, Eno Peçi, dhe shumë më tepër kanë përgatitur shfaqje muzikore ekskluzive për Javën e Evropës në Shqipëri.

Në Ditën e Evropës, të shtunën 9 maj, Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca do t’i bashkohet artisti shqiptar Alban Skenderaj në një koncert unik akustik për të shënuar 70-vjetorin e Deklaratës Schuman. Një paraqitje e veçantë e Al Bano-s do të mbyllë Javën e Evropës 2020, të dielën 10 maj.

15 shfaqjet muzikore që do të prezantohen në internet gjatë Javës e Evropës 2020 janë realizuar nga Delegacioni Europian në bashkëpunim me ambasadat e shteteve anëtare, kanë si qëllim që t’u sjellin njerëzve më shumë, solidaritet, forcë dhe rezistencë.