reklamë

Inteligjenca Artificiale në fokus të konferencës shkencore në Akademinë e Shkencave

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare dyditore “AI Horizon – Një hapësirë e re krijimtarie dhe inovacioni”, me fokus zhvillimet dhe mundësitë që ofron inteligjenca artificiale në fusha të ndryshme.

Konferenca, e organizuar nga Seksioni i Shkencave Natyrore Teknike dhe Njësia Kërkimore për Inteligjencën Artificiale, në bashkëpunim me universitete dhe institucione kërkimore, nisi punimet ditën e djeshme.

Gjatë hapjes, akademiket Kozeta Sevrani dhe Anila Hoda theksuan rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale, kontributin e saj në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe nevojën për të krijuar teknologji që mbështesin edhe gjuhën shqipe.
Në katër sesione tematike u prezantuan 15 kumtesa mbi modelet e Inteligjencës Artificiale, aplikimet në industri, kujdesin shëndetësor, zhvillimin e softuerëve dhe sigurinë kibernetike.

Konferenca vijon punimet edhe gjatë ditës së sotme (13 nëntor), me diskutime mbi potencialin inovativ të Inteligjencës Artificiale dhe sfidat e integrimit të saj në kërkimin shkencor dhe në shoqëri.

ObserverKult


Lexo edhe:

Vlora Konushevci: Me gabu