16 mijë muzikantë në një koncert të vetëm në Kolumbi

16 mij

16 mijë muzikantë të një orkestre u mblodhën në Kolumbi për vënë një rekord të ri. Ky është rekordi absolut botëror i vendosur në Kolumbi, për madhësinë e një orkestre.

Rekordi u vendos këtë javë në një koncert të zhvilluar në parkun metropolitan Simon Bolivar në Bogota.

Orkestra gjigante performoi muzikë që varionte nga simfonia e 9-të e Bethovenit deri tek ajo amerikano-latine.

ObserverKult

Lexo edhe:

KËNAQËSI E ÇUDITSHME: HAJDE GJUHEMI ME DOMATE/TOMATINA FESTON 75-VJETORIN

Në qytetin lindor spanjoll të Bunol, mijëra të ftuar hodhën rreth 130 tonelata domate të pjekura mbi njëri-tjetrin teksa festivali “Tomatina” festoi edicionin e tij të 75-të.

Ky edicion vjen pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Lufta me domate filloi në mesditën e së mërkurës së 31 gushtit, kur gjashtë kamionë të ngarkuar me domate kaluan nëpër rrugën kryesore, duke i shpërndarë për një orë.

Më pas, pjesëmarrësit në festë i hodhën dhe mbuluan njëri-tjetrin me lëngun e kuq.

“Tomatina” e ka origjinën nga një përplasje spontane mes fshatarëve në vitin 1945.

Ai u ndalua për një kohë gjatë viteve 1950 në kulmin e diktaturës së gjeneralit Francisco Franco. Megjithatë mbijetoi për të fituar popullaritet në të gjithë Spanjën në vitet 1980.

Ditët e sotme festivali tërheq turma të mëdha vizitorësh nga jashtë, si dhe spanjollë.

Thuajse një dekadë më parë, organizatorëve iu desh të kufizonin kapacitetin, pasi festivali ishte shumë i mbushur me njerëz

ObserverKult