Kënaqësi e çuditshme: Hajde gjuhemi me domate/Tomatina feston 75-vjetorin

tomATINA

Në qytetin lindor spanjoll të Bunol, mijëra të ftuar hodhën rreth 130 tonelata domate të pjekura mbi njëri-tjetrin teksa festivali “Tomatina” festoi edicionin e tij të 75-të.

Ky edicion vjen pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Lufta me domate filloi në mesditën e së mërkurës së 31 gushtit, kur gjashtë kamionë të ngarkuar me domate kaluan nëpër rrugën kryesore, duke i shpërndarë për një orë.

Më pas, pjesëmarrësit në festë i hodhën dhe mbuluan njëri-tjetrin me lëngun e kuq.

“Tomatina” e ka origjinën nga një përplasje spontane mes fshatarëve në vitin 1945.

Ai u ndalua për një kohë gjatë viteve 1950 në kulmin e diktaturës së gjeneralit Francisco Franco. Megjithatë mbijetoi për të fituar popullaritet në të gjithë Spanjën në vitet 1980.

Ditët e sotme festivali tërheq turma të mëdha vizitorësh nga jashtë, si dhe spanjollë.

tomatina

Thuajse një dekadë më parë, organizatorëve iu desh të kufizonin kapacitetin, pasi festivali ishte shumë i mbushur me njerëz./gazetatema.net

ObserverKult

Lexo edhe:

NIS FESTIVALI UNIK I SKULPTURAVE TË RËRËS NË BREGDETIN E VELIPOJËS

Velipoja mirëpret për herë të parë artistë ndërkombëtarë që do të performojnë me krijimin e objekteve në rërë nga data 24, deri më datë 27 gusht.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti shprehet në një postim në rrjetet sociale se kjo është hera e parë që një festivali i tillë zhvillohet në vendin tonë.

“Bregdeti i këtij qyteti, si një ndër destinacionet turistike të kësaj vere, është plazhi më i bukur ranor. Ai përkon dhe me shpërfaqjen e magjisë së punëve që do të pasqyrohen nga 6 artistë të mirënjohur. Ata do të kompozojnë e riprodhojnë në rërë detaje të punimeve në skulpturë”, deklaron ministrja.