17-vjeçarja shqiptare në garë të ngushtë për të përfaqësuar Belgjikën në Eurovision

Eurovisioni këtë vit mund të ketë dy shqiptare, pasi përveç Albina Kelmendit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Duje”, edhe një shqiptare tjetër është në garë të ngushtë për të ngritur flamurin belg në skenën e Eurovision -it këtë vit.

Fjala është për Gala Dragotin, e cila kishte fituar edicionin e “The Voice Kids” në Belgjikë para pak vitesh.

Kënga “T’inquiète” e 17-vjeçares shqiptare është në mesin e shtatë këngëve finaliste në garën kombëtare të Belgjikës për të shkuar në Eurovision.

Finalja e garës kombëtare do të mbahet këtë të shtunë, ku njëri prej shtatë finalistëve do të marrë biletën për të përfaqësuar belgët në Eurovisionin e këtij viti, që do të mbahet më datat 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool të Britanisë së Madhe./zeri


Lexo edhe:

ALBINA KELMENDI OPTIMISTE: DO TA FITOJMË EDHE EUROVISIONIN

Këngëtarja nga Kosova Albina Kelmendi, bashkë me familjen e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Këngëtarja pejane ka marrë bekimin e publikut nga Shqipëria dhe Kosova për të shkuar në Eurovision me këngën “Duje” të shkruar nga Eriona Rushiti dhe kompozuar nga Enis Mullaj.

Përveç si më e votuara nga publiku, Kelmendi ka marrë edhe çmimin e dytë nga juria profesionale e festivalit, ndërsa kjo ishte pjesëmarrja e saj e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, edhe pse sic ka thënë vet ajo, kishte ftesa edhe më herët për të qenë pjesëmarrëse.

Menjëherë pas fitores, Albina Kelmendi ka dhënë një intervistë, duke shprehur emocionet e para, mesazhin që ka kënga “Duje” dhe planet që ka për në Eurovision….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

Albina Kelmendi