Neritan Ceka: Akademia ishte kthyer në vend qokash dhe interesash, qeveria bëri mirë që e mbylli… mos të kruhen kot

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, i ftuar në studion e “Panorama TV” sqaroi arsyet se pse sipas tij qeveria ka vepruar mirë me Akademinë e Studimeve Albanologjike, të cilën e shkriu me Akademinë e Shkencave.

Sipas tij, kthimi i Studimeve Albanologjike në Akademinë e Shkencave është identitar, ndërsa theksoi se ata ishin lënë në mëshirë të fatit, duke mos u ndihmuar as me fonde.

Ceka u shpreh se “në gjendjen që janë do shkojnë drejt shkatërrimit, duke u përplasur me qeverinë humbin kohën”, ndërsa theksoi se “vendimi i qeverisë është i vonuar”.

“Me largimin e tyre ASH u dobësua dhe u bë akademia e qokave, edhe këta ranë në shi dhe breshër dhe mbetën pa fonde dhe u bënë për të qarë hallin. Tani çfarë po ndodh? ASH mori veten.

Janë ca që kanë kapur projektet dhe profesoratin dhe duan ta mbajnë kështu. Unë jam i familjes por nuk mund t’ja lë kolegëve të mi që të marrin peng, jo një institucionë që ka nisur me babain tim, ka vazhduar me mua dhe vazhdon me vajzën time.

Këta duan ta privatizojnë. Ta mbyllim këtë histori. Kjo është këshilla ime “me qeverinë këta nuk kanë pse kruhen” sepse qeverisë këta nuk i kanë çuar asnjë dokument sesi duhet të bëhej.

Kanë pritur nga qeveria, si të gjitha që presin ata që nuk dinë nga bie rruga.

Në vend që ta kuptojnë që qeveria e ka mirë, unë nuk kam qene adhurues i kësaj qeverie, por në këtë rast kjo qeveri ka bërë një veprim kombëtar.

Tani bashkohet familja e madhe e studiuesve dhe kanë nevojë të shohin si do veprohet. Të ulemi dhe të shohim si të bëjmë shkencë kombëtare.

Duhet të jetë një Akademi moderne. Të shkojmë një javë në Vjenë, një javë në Zagreb, Sofje të shohim si punojmë.

Ata kanë një akademi shumë të mirë dhe shumë të fortë, por në programin me Shqipërinë janë në rrugë të gabuar dhe kundër nesh. Ne nuk jemi nacionalistë.

Unë jam një pensionist që përtej pensionit drejtoj një seksion të Akademisë. Mos qahen sepse janë pjesë e grupit.

Ikni nga gjykata, lëvizni nga karriget dhe hajdeni të punoni.

Këta janë studentët e mi. Asnjë nga këta nuk e thotë që janë studentet e Neritan Cekës. Këta e kanë filluar historinë nga vetja e tyre. Edhe albanologjiken e fillojnë nga vetja e tyre”, tha Ceka./ Panorama

ObserverKult


Lexo edhe:

ARKEOLOGU NERITAN CEKA HEDH DRITË NË DISA ÇËSHTJE THEMELORE TË KRIJIMIT TË QYTETEVE ILIRE

“Poleogeneza dhe disa çështje themelore të qytetit ilirë. Kjo ka qenë tema e trajtuar nga arkeologu i njohur Neritan Ceka në Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike. Ky Kuvend do të vijojë punimet deri më 27 nëntor në Hotel Plaza, Tiranë.

Ceka tha se kërkimet në qytetet ilire kanë përbërë një nga drejtimet kryesore të arkeologjisë shqiptare në dhjetëvjeçarët e fundit.

Gërmimeve në disa qendra kryesore qytetare si Foinike, Amantia, Antigonea, Dimali, Bylisi, Klosi, Zgërdheshi, Lisi, Selca e Poshtme, Belshi, etj., u përgjigjen dhe një sërë studimesh mbi materialet e zbuluara gjatë tyre.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult